iPhone - Kërkimi i përmbajtjes audio

background image

Kërkimi i përmbajtjes audio

Mund të kërkoni titujt, artistët, albumet dhe kompozitorët e këngëve, podkastet dhe përmbajtje
të tjera audio në iPhone.
Kërkimi i muzikës: Futni tekstin në fushën e kërkimit në krye të një liste këngësh, liste leximi, liste
artistësh ose pamjeje tjetër të përmbajtjes së Music.
Gjithashtu mund të kërkoni përmbajtje audio nga ekrani Home. Shikoni “Kërkimi” në faqen 30.

iTunes Match

iTunes Match ruan bibliotekën tuaj muzikore në iCloud—përfshirë edhe këngë të importuara nga
CD—dhe ju lejon të shijoni koleksionin tuaj kudo dhe kurdoherë, në iPhone dhe pajisje të tjera
iOS dhe kompjuterë. iTunes Match është i disponueshëm si pajtim me pagesë.