iPhone - Zilet e telefonit, çelësi Zile/Heshtje, dhe dridhja

background image

Zilet e telefonit, çelësi Zile/Heshtje, dhe dridhja

iPhone vjen me melodi zileje që tingëllojnë për thirrjet hyrëse, alarmet e orës dhe kohëmatësin.
Ju mund të blini gjithashtu melodi zileje nga këngët në iTunes. Përdorni çelësin Zile/Heshtje për
të aktivizuar ose çaktivizuar zilen, dhe cilësimet Sound për të vendosur opsionet e dridhjes. Me
parazgjedhje, iPhone dridhet, qoftë në modalitet zileje, qoftë në modalitet heshtjeje.
Caktimi i melodisë së parazgjedhur të ziles: Shkoni te Settings > Sounds > Ringtone.
Aktivizimi ose çaktivizimi i ziles: Ktheni çelësin në pjesën anësore të iPhone. Shikoni “Çelësi Zile/
Heshtje” në faqen 11.

E rëndësishme:

Alarmet e orës do të tingëllojnë edhe kur e caktoni çelësin Zile/Heshtje në heshtje.

Caktoni iPhone që të dridhet: Shkoni te Settings > Sounds Kontrollet e ndara ju lejojnë që të
caktoni dridhjen për të dyja modalitetet, të ziles dhe të heshtjes.

Caktimi i një melodie tjetër zileje te
një kontakt

Te Contacts, zgjidhni një kontakt, prekni Edit, më pas prekni Ringtone dhe
zgjidhni një melodi zileje.

Blerja e një melodie zileje nga
iTunes Store

Shikoni “Blerja e muzikës, librave audio dhe zileve” në faqen 122.

Për më shumë informacion, shikoni “Meloditë dhe çelësi Zile/Heshtje” në faqen 171.