iPhone - Veçoria VoiceOver

background image

Veçoria VoiceOver

Veçoria VoiceOver përshkruan me zë të lartë atë që afishohet në ekran, që ju të mund ta përdorni
iPhone pa e parë atë.

VoiceOver ju tregon për çdo element në ekran kur e përzgjidhni. Kur përzgjidhni një element,
atë e rrethon një drejtkëndësh i zi (kursori VoiceOver) dhe VoiceOver thotë emrin ose përshkruan
elementin.

Prekni ekranin ose rrëshqitni gishtat për të dëgjuar elementë të ndryshëm në ekran. Kur
përzgjidhni tekst, VoiceOver lexon tekstin. Nëse aktivizoni Speak Hints, VoiceOver mund t'ju
tregojë emrin e elementit dhe mund t'ju ofrojë udhëzime—p.sh. “double-tap to open” (prek
dy herë për ta hapur). Për të ndërvepruar me elementë në ekran, siç janë butonat ose lidhjet,
përdorni gjestet e përshkruara në “Mësimi i gjesteve VoiceOver” në faqen 155 (“Si të mësojmë
gjestet e VoiceOver”).

Kur ju shkoni në një pamje të re, VoiceOver luan një tingull dhe automatikisht përzgjedh dhe
shqipton elementin e parë të pamjes (zakonisht, elementi në këndin e sipërm majtas). VoiceOver
ju mundëson gjithashtu të dini se kur pamja ndryshon në pozicion së gjeri ose portret dhe kur
është i bllokuar ose i zhbllokuar.

Shënim: VoiceOver flet në gjuhën e përcaktuar te cilësimet International, të cilat mund të
ndikohen nga cilësimi Region Format (Settings > General > International > Region Format).
VoiceOver disponohet në shumë gjuhë, por jo në të gjitha.

Konfigurimi i VoiceOver

E rëndësishme:

VoiceOver ndryshon gjestet që përdoren për të komanduar iPhone. Pasi VoiceOver

aktivizohet, do t'ju duhet të përdorni gjestet e VoiceOver për të përdorur iPhone—madje edhe
për ta çaktivizuar sërish VoiceOver që të rivendosni funksionimin standard.

Shënim: Ju nuk mund ta përdorni VoiceOver dhe Zoom në të njëjtën kohë.
Aktivizimi ose çaktivizimi i VoiceOver: Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver.
Ju mund të vendosni gjithashtu Triple-click Home që të aktivizojë ose të çaktivizojë VoiceOver.
Shikoni “Triple-click Home” në faqen 162.

Aktivizimi ose çaktivizimi i
këshillave me shqiptim

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver. Kur Speak Hints
është aktiv, VoiceOver mund t'ju tregojë veprimin e elementit ose mund
t'ju ofrojë udhëzime—p.sh. “double-tap to open” (prek dy herë për ta
hapur). Gjithashtu, rotorit mund t'i shtoni edhe Hints, më pas rrëshqitni
lart e poshtë për të rregulluar. Shikoni “Përdorimi i komandave të rotorit
VoiceOver” në faqen 156.

Vendosja e shpejtësisë së
shqiptimit të VoiceOver

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver, rrëshqitni
rrëshqitësin e Speaking Rate. Gjithashtu, rotorit mund t'i shtoni edhe
Speech Rate, më pas rrëshqitni lart e poshtë për të rregulluar. Shikoni
“Përdorimi i komandave të rotorit VoiceOver” në faqen 156.

Ndryshimi i shkrimit të përgjigjes

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver > Typing Feedback.

Përdorimi i fonetikës për të shkruar
përgjigje

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver > Use Phonetics.
Teksti lexohet karakter pas karakteri. Voiceover lexon në fillim karakterin, më
pas ekuivalentin e tij fonetik - për shembull, “f” dhe më pas “foxtrot.”

152

Kapitulli 31

Accessibility

background image

Përdorimit të ndryshimit të tonit

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver > Use Pitch
Change. VoiceOver përdor një ton më të lartë kur futni një shkronjë dhe një
ton më të ulët kur hiqni një shkronjë. VoiceOver përdor gjithashtu një ton
më të lartë kur shqipton elementin e parë të një grupi (si p.sh. një listë ose
tabelë) dhe një ton më të ulët kur shqipton elementin e fundit të grupit.

Vendosja e opsioneve të rotorit

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver > Rotor. Prekni
për të zgjedhur ose çzgjedhur opsionet, ose zvarrisni lart për të
ripozicionuar një artikull.

Ndryshimi i shqiptimit Change
VoiceOver

Vendoseni rotorin te Language dhe pastaj rrëshqitni gishtin lart ose poshtë.
Pozicioni i rotorit te Language është gjithmonë në dispozicion kur ju
përzgjidhni më shumë se një shqiptim.

Vendosja e shqiptimeve të
disponueshme në rotorin e gjuhëve

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver > Language Rotor.
Për të ndryshuar pozicionin e gjuhës në listë, zvarrisni lart ose poshtë.

Ndryshimi i gjuhës për iPhone

Shkoni te Settings > General > International > Language. Disa gjuhë mund
të ndikohen nga cilësimi Region Format (Settings > General > International
> Region Format).

Kapërcimi i imazheve gjatë
navigimit

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver > Navigate Images.
Ju mund të zgjidhni të kapërceni të gjitha imazhet ose vetëm ato pa
përshkrime.

Njoftimet me zë kur zhbllokoni
iPhone

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver > Speak
Notifications. Nëse kjo është çaktivizuar, iPhone thotë vetëm kohën kur e
zhbllokoni.

Përdorimi i VoiceOver

Përzgjedhja e elementeve në ekran: Zvarriteni gishtin mbi ekran. VoiceOver identifikon çdo
element ndërsa ju e prekni atë. Ju mund të lëvizni sistematikisht nga një element tek tjetri
nëpërmjet lëvizjes majtas ose djathtas me një gisht të vetëm. Elementet përzgjidhen nga e majta
në të djathtë dhe nga lart-poshtë. Lëvizeni gishtin djathtas për të shkuar tek elementi tjetër ose
lëvizeni gishtin majtas për të shkuar tek elementi i mëparshëm.

Aktivizimi i navigimit vertikal

Shtoni Vertical Navigation te rotori, përdorni rotorin për ta zgjedhur, më pas
rrëshqitni lart ose poshtë për të lëvizur artikullin lart ose poshtë. Shikoni
“Përdorimi i komandave të rotorit VoiceOver” në faqen 156.

Përzgjidhni elementin e parë ose të
fundit në ekran

Lëvizni lart ose poshtë me katër gishta.

Zhbllokimi i “iPhone”

Përzgjidhni butonin Unlock dhe pastaj prekni ekranin dy herë.

Përzgjidhni një element sipas emrit Prekni tre herë me dy gishta kudo në ekran për të hapur Item Chooser. Më

pas shkruani emrin në fushën e kërkimit, ose lëvizni djathtas ose majtas për
të lëvizur përmes listës sipas rendit alfabetik, ose prekni indeksin e tabelës
në të djathtë të listës dhe lëvizni lart ose poshtë për të lëvizur shpejt
përmes listës së elementëve.

Ndryshimi i emrit të një elementi
në ekran në mënyrë që të jetë më e
lehtë për t'u gjetur

Prekni dhe mbani prekur me dy gishta kudo në ekran.

Thoni me zë tekstin e elementit të përzgjedhur: Lëvizni lart ose poshtë me një gisht për të
lexuar fjalët ose karakteret e radhës ose të mëparshme (rrotulloni komandimin e rotorit për të
zgjedhur karakteret ose fjalët). Ju mund të përfshini drejtshkrimin fonetik. Shikoni “Konfigurimi i
VoiceOver” në faqen 152.

153

Kapitulli 31

Accessibility

background image

Ndalimi i shqiptimit të një elementi Prekni një herë me dy gishta. Prekni sërish me dy gishta për të rikthyer

shqiptimin. Shqiptimi automatik vazhdon kur ju përzgjidhni një element
tjetër.

Ndryshimi i volumit të shqiptimit

Përdorni butonat e volumit në iPhone, ose shtoni volumin rotorit dhe
rrëshqitni lart ose poshtë për të rregulluar. Shikoni “Përdorimi i komandave
të rotorit VoiceOver” në faqen 156.

Heqja e zërit të VoiceOver

Prekni dy herë me tre gishta. Prekni sërish dy herë me tre gishta për
ta riaktivizuar shqiptimin. Për të çaktivizuar vetëm tingujt e VoiceOver,
vendoseni çelësin Ring/Silent në pozicionin Silent. Nëse keni të lidhur një
tastierë të jashtme, ju mund të shtypni gjithashtu tastin Control në tastierë
për t'i hequr ose për t'i rikthyer zërin VoiceOver.

Ndryshimi i zërit të leximit

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver > Use Compact
Voice.

Shqiptimi i të gjithë ekranit nga lart Lëvizni lart me dy gishta.

Shqiptimi nga elementi aktual deri
në fund të ekranit

Lëvizni poshtë me dy gishta.

Thoni me zë informacionin e
statusit të iPhone

Prekni pjesën e sipërme të ekranit për të dëgjuar informacione si orën,
jetëgjatësinë e baterisë, fuqinë e sinjalit Wi-Fi e të tjera.

“Prekja” e elementit të përzgjedhur kur VoiceOver është ndezur: prekni dy herë kudo në ekran.

“Prekja dy herë” e elementit të
përzgjedhur kur VoiceOver është
ndezur

prekni tre herë kudo në ekran.

Përshtatja e një rrëshqitësi

me një gisht të vetëm, lëvizni lart për ta rritur cilësimin ose poshtë për ta
ulur atë. VoiceOver njofton cilësimin ndërsa ju e përshtatni atë.

Lëvizja në një listë ose zonë të
ekranit

Lëvizni lart ose poshtë me tre gishta. Lëvizni poshtë për të kaluar në faqen
pasuese të listës ose pamjes ose lëvizni lart për të kaluar në faqen më lart.
Kur shfletoni një listë, VoiceOver shqipton serinë e elementeve të afishuara
(për shembull, "showing rows 5 through 10" (duke afishuar rreshtin 5 nga
10). Gjithashtu, ju mund të lëvizni vazhdimisht përmes një liste, në vend që
ta shfletoni atë sipas faqeve. Prekni dy herë dhe ndaloni. Kur të dëgjoni një
seri tingujsh, ju mund ta zhvendosni gishtin lart ose poshtë për të shfletuar
listën. Shfletimi i vazhdueshëm ndalon kur ju ngrini gishtin nga ekrani.

Përdorimi i indeksit në formë liste

Disa lista kanë një indeks alfabetik në anën e djathtë. Indeksi nuk mund të
përzgjidhet nga lëvizja midis elementeve; ju duhet ta prekni direkt indeksin
për ta përzgjedhur atë. Me indeksin e përzgjedhur, lëvizni lart ose poshtë
për t'u zhvendosur nëpër indeks. Ju mund edhe të klikoni dy herë dhe
pastaj ta rrëshqitni gishtin lart ose poshtë.

Riorganizimi i një liste

Disa lista, si p.sh. Favorites te Phone dhe Rotor dhe Language Rotor te
cilësimet e Accessibility, mund të riorganizohen. Zgjidhni në anën e
djathtë të një elementi, prekni dy herë dhe mbani prekur derisa të dëgjoni
një tingull dhe pastaj zvarriteni lart ose poshtë. VoiceOver shqipton
elementin që zhvendosni lart ose poshtë, në varësi të drejtimit që ju e
zvarritni atë.

Riorganizimi i ekranit kryesor

Në ekranin kryesor përzgjidhni ikonën që doni të zhvendosni. Prekeni
dy herë dhe mbajeni prekur ikonën dhe pastaj zvarriteni atë. VoiceOver
shqipton pozicionin e rreshtit dhe kolonës ndërsa ju zvarritni ikonën.
Lëshojeni ikonën kur ajo të jetë në pozicionin që dëshironi. Ju mund të
zvarritni edhe ikona të tjera. Zvarriteni një element në skajin e majtë ose të
djathtë të ekranit për ta zhvendosur atë në një faqe tjetër të ekranit kryesor.
Kur të mbaroni shtypni butonin Home .

Aktivizoni ose çaktivizoni perden
e ekranit

Prekni tre herë me tre gishta. Kur perdja e ekranit është aktive, përmbajtjet
e ekranit janë aktive, edhe nëse ekrani është i fikur.

Zhbllokimi i “iPhone”

Përzgjidhni çelësin Unlock dhe pastaj prekni ekranin dy herë.

154

Kapitulli 31

Accessibility

background image

Mësimi i gjesteve VoiceOver

Kur VoiceOver është aktiv, gjestet standarde të prekjes së ekranit kanë efekte të ndryshme. Këto
dhe disa gjeste të tjera ju lejojnë të lëvizni përreth ekranit dhe të komandoni elementet e veçanta
kur ato përzgjidhen. Gjestet e VoiceOver përfshijnë gjestet me dy dhe tre gishta me prekje ose
me lëvizje gishtash. Për rezultatet më të mira kur përdorni gjestet me dy dhe tre gishta, lironi dhe
lërini gishtat të prekin ekranin duke pasur pak hapësirë midis tyre.

Ju mund të përdorni gjestet standarde kur VoiceOver është aktiv, duke prekur dy herë dhe duke e
mbajtur gishtin mbi ekran. Një seri tingujsh tregon se gjestet normale janë në fuqi. Ato qëndrojnë
aktive deri sa ju të ngrini lart gishtin tuaj. Pas kësaj gjestet e VoiceOver rikthehen përsëri.

Ju mund të përdorni teknika të ndryshme për të futur gjestet e VoiceOver. Për shembull, ju mund
të futni një trokitje me dy gishta duke përdorur dy gishta nga e njëjta dorë ose nga një gisht nga
secila dorë. Mund të përdorni gjithashtu edhe gishtat e mëdhenj. Shumë persona e shohin gjestin
e “prekjes së ndarë” si mjaft efikas: në vend që ta përzgjidhni një element dhe ta klikoni dy herë, ju
mund ta prekni dhe ta mbani atë me një gisht dhe të prekni ekranin me një gisht tjetër. Provoni
teknika të ndryshme për të zbuluar se cila prej tyre ju përshtatet më mirë.

Nëse gjestet tuaja nuk funksionojnë, provoni lëvizje më të shpejta, veçanërisht për gjestet e
klikimit të dyfishtë dhe të lëvizjes së gishtave. Për të lëvizur, përpiquni të fërkoni shpejt ekranin
me gishtin ose gishtat tuaj. Kur VoiceOver është aktiv, shfaqet butoni VoiceOver Practice, i cili ju
jep një mundësi të praktikoni gjestet e VoiceOver përpara se të veproni.
Gjestet e praktikimit: Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver, më pas prekni
VoiceOver Practice. Kur të përfundoni praktikimin prekni Done.
Nëse nuk e shihni butonin VoiceOver Practice, sigurohuni që VoiceOver është ndezur.

Këtu jepet një përmbledhje e gjesteve të VoiceOver:

Navigimi dhe leximi

Â

Prekni: Thoni me zë elementin.

Â

Lëvizni djathtas ose majtas: Përzgjidhni elementin tjetër ose të mëparshëm

Â

Lëvizni lart ose poshtë: Në varësi të cilësimit të Rotor Control. Shikoni “Përdorimi i komandave të
rotorit VoiceOver” në faqen 156.

Â

Prekje me dy gishta: Ndaloni shqiptimin e elementit aktual.

Â

Lëvizje lart me dy gishta: Lexoni gjithçka nga kreu i ekranit.

Â

Lëvizje poshtë me dy gishta: Lexoni gjithçka nga pozicioni aktual.

Â

"Ecje" me dy gishta: Lëvizni shpejt dy gishta para dhe mbrapa tre herë (duke bërë një “z”) për të
hequr një alarm ose për t'u rikthyer në pamjen e mëparshme.

Â

Prekje e trefishtë me dy gishta: Hapni Item Chooser.

Â

Lëvizni me tre gishta lart ose poshtë: Lëvizni një faqe njëkohësisht.

Â

Lëvizja me tre gishta djathtas ose majtas: Lëvizje djathtas ose majtas me tre gishta: Shkoni në
faqen tjetër ose të mëparshme (si p.sh. ekrani kryesor, Stocks ose Safari).

Â

Prekje me tre gishta: Thoni me zë informacionin shtesë, si p.sh. pozicionin brenda në listë ose
nëse përzgjidhet tekst.

Â

Prekje me katër gishta në pjesën e sipërme të ekranit: Përzgjidhni elementin e parë në faqe.

Â

Prekje me katër gishta në pjesën e poshtme të ekranit: Përzgjidhni elementin e fundit në faqe.

Aktivizimi

Â

Prekje e dyfishtë: Aktivizoni elementin e përzgjedhur.

Â

Prekje e trefishtë: Prekni dy herë një element.

155

Kapitulli 31

Accessibility

background image

Â

Prekje e ndarë: Një alternativë për përzgjedhjen e një elementi dhe prekjen e dyfishtë është
prekja e një elementi me një gisht dhe pastaj prekja e ekranit me një gisht tjetër për të
aktivizuar një element.

Â

Prekja e një elementi me një gisht dhe prekja e ekranit me një gisht tjetër (“prekja e ndarë”):
Aktivizoni elementin.

Â

Prekni dy herë dhe mbajeni (1 sekondë) + gjestin standard: Përdorni një gjest standard.
Gjesti i prekjes së dyfishtë dhe i mbajtjes i thotë iPhone ta interpretojë veprimin vijues si
standard. Për shembull, ju mund të prekni dy herë dhe ta mbani dhe pa e ngritur gishtin, ta
zvarritni atë për të rrëshqitur një çelës.

Â

Prekje e dyfishtë me dy gishta: I përgjigjeni ose përfundoni një thirrje. Luani ose vendosni në
pauzë në Music, Video, YouTube, Voice Memos ose Photos. Bëni një foto (Kamera). Nisni ose
vendosni në pauzë regjistrimin në Camera ose Voice Memos. Nisni ose ndaloni kronometrin.

Â

Prekni dy herë me dy gishta dhe ndaloni: Hapni etiketuesin e elementit.

Â

Prekje e trefishtë me dy gishta: Hapni Item Chooser.

Â

Prekje e dyfishtë me tre gishta: I hiqni ose i riktheni zërin VoiceOver.

Â

Prekje e trefishtë me tre gishta: Aktivizoni ose çaktivizoni perden e ekranit.

Përdorimi i komandave të rotorit VoiceOver

Komandimi i rotorit është një çelës virtual që mund të përdoret për të ndryshuar rezultatet e
gjesteve të lëvizjeve lart dhe poshtë kur VoiceOver është aktiv.
Përdorimi i rotorit: Rrotulloni dy gishtat në ekranin iPhone rreth një pike mes tyre.

Ndryshimi i opsioneve të përfshira në rotor: Shkoni te Settings > General > Accessibility >
VoiceOver > Rotor dhe zgjidhni opsionet që dëshironi të jenë të disponueshme kur përdorni
rotorin.

Cilësimi i efektit të rotorit varet nga veprimi që ju kryeni. Nëse po lexoni tekst një email që keni
marrë, ju mund ta përdorni rotorin për të kaluar në dëgjimin e tekstit të shqipëruar fjalë për fjalë
ose karakter për karakter, kur ju lëvizni lart ose poshtë. Nëse po shfletoni një faqe interneti, mund
ta përdorni cilësimin e rotorit për të dëgjuar të gjithë tekstin (ose fjalë për fjalë, ose karakter për
karakter) ose për të kapërcyer nga një element në tjetrin të një lloji të caktuar, si p.sh. titujt ose
lidhjet.

Leximi i tekstit
Përzgjidhni dhe dëgjoni tekstin sipas:

Karakteri, fjala ose rreshti

Â

Shqiptimi
Përshtatni shqiptimin e VoiceOver sipas:

Volumi ose shpejtësia

Â

Përdorimi i Typing Echo, Pitch Change ose Phonetics (duke përdorur tastierën me valë Apple)

Â

Shikoni “Komandimi i VoiceOver duke përdorur një tastierë Apple me valë” në faqen 159.

156

Kapitulli 31

Accessibility

background image

Navigimi
Përzgjidhni dhe dëgjoni artikuj sipas:

Karakteri, fjala ose rreshti

Â

Titulli

Â

Lidhjes, lidhjes së vizituar, lidhjes së pavizituar, ose lidhjes brenda faqes

Â

Kontrolli i formës

Â

Tabelës ose rreshtit (kur navigoni në një tabelë)

Â

Lista

Â

Pikës së referimit

Â

Imazhi

Â

Teksti statik

Â

Artikuj të të njëjtit lloj

Â

Butonat

Â

Fushat e tekstit

Â

Fushat e kërkimit

Â

Kontejnerët (rajonet e ekranit si p.sh. platforma)

Â

Zmadhimi ose zvogëlimi

Futja e tekstit
Zhvendosni pikën e futjes dhe dëgjoni tekstin sipas:

Karakteri, fjala ose rreshti

Â

Përzgjidhni funksionin e redaktimit

Përzgjidhni gjuhën

Përdorimi i një kontrolli
Përzgjidhni dhe dëgjoni vlerat sipas:

Karakteri, fjala ose rreshti

Â

Përshtatni vlerën e objektit të kontrollit

Vendosja dhe redaktimi i tekstit me VoiceOver

Kur zgjidhni një fushë teksti me VoiceOver, ju mund të përdorni tastierën në ekran ose një tastierë
të jashtme të lidhur me iPhone për të futur tekstin.

Ka dy mënyra për të futur tekstin në VoiceOver—shkrimi standard dhe shkrimi me prekje. Me
shkrimin standard, ju përzgjidhni një tast dhe pastaj prekni dy herë ekranin për të futur karakterin.
Me shkrimin me prekje, ju prekni për të përzgjedhur një tast dhe karakteri futet automatikisht kur
ju ngrini gishtin lart. Shkrimi me prekje mund të jetë më i shpejtë, por mund të kërkojë më shumë
praktikë sesa shkrimi standard.

VoiceOver ju lejon gjithashtu të përdorni veçoritë e redaktimit të iPhone për të prerë, kopjuar dhe
ngjitur tekst në një fushë teksti.
Futja e tekstit: Përzgjidhni një fushë të redaktueshme teksti, prekni dy herë për të shfaqur pikën e
futjes dhe tastierën virtuale dhe shkruani karakteret.

Â

Shkrimi standard: Përzgjidhni një tast mbi tastierë duke lëvizur majtas ose djathtas dhe pastaj
prekeni dy herë për ta futur karakterin. Ose lëvizeni gishtin rreth tastierës për të përzgjedhur
një tast dhe ndërkohë që vazhdoni të prekni tastin me një gisht, prekni ekranin me një gisht
tjetër. VoiceOver shqipton tastin kur ai përzgjidhet dhe përsëri pasi karakteri të jetë futur.

157

Kapitulli 31

Accessibility

background image

Â

Shkrimi me prekje: Prekni një tast mbi tastierë për ta përzgjedhur atë dhe pastaj ngrini gishtin
lart për ta futur karakterin. Nëse prekni tastin e gabuar, zhvendoseni gishtin mbi tastierë derisa
të përzgjidhni tastin që dëshironi. VoiceOver shqipton karakterin për çdo tast ndërkohë që e
prekni atë, por nuk e fut karakterin derisa ju të ngrini lart gishtin.
Shënim: Shkrimi me prekje funksionon vetëm për tastet që fusin tekst. Përdorni shkrimin
standard për tastet e tjera, si p.sh. Shift, Delete dhe Return.

Zhvendosja e pikës së futjes: Lëvizni lart ose poshtë për ta zhvendosur pikën e futjes së tekstit
përpara ose prapa. Përdorni rotorin për të zgjedhur nëse do ta zhvendosni pikën e futjes së tekstit
sipas karakterit, fjalës ose sipas rreshtit. VoiceOver krijon një tingull kur pika e futjes së tekstit
zhvendoset, si dhe shqipton karakterin, fjalën ose rreshtin, përmes të cilit zhvendoset pika e futjes
së tekstit.

Kur zhvendoseni përpara me fjalë, pika e futjes së tekstit vendoset në fund të secilës fjalë, përpara
hapësirës ose shenjës së pikësimit që vijon pas saj. Kur zhvendoseni prapa, pika e futjes së tekstit
vendoset në fund të fjalës paraardhëse, përpara hapësirës ose shenjës së pikësimit që vijon
pas saj. Për të zhvendosur pikën e futjes së tekstit pas shenjës së pikësimit në fund të një fjale
ose fjalie, përdorni rotorin për të kaluar në modalitetin me karaktere. Kur pika e futjes së tekstit
zhvendoset sipas rreshtit, VoiceOver shqipton çdo rresht ndërkohë që kaloni përmes tij. Kur
zhvendoseni përpara, pika e futjes së tekstit vendoset në fillim të rreshtit tjetër (përveç kur arrini
në rreshtin e fundit të një paragrafi, kur pika e futjes së tekstit zhvendoset në fund të rreshtit të
sapo shqiptuar). Kur zhvendoseni prapa, pika e futjes së tekstit vendoset në fillim të rreshtit të
shqiptuar.

Zgjedhja e shkrimit standard ose
me prekje

Me VoiceOver të aktivizuar dhe një tast të përzgjedhur në tastierë, përdorni
rotorin për të përzgjedhur mënyrën e shkrimit dhe pastaj lëvizni gishtat lart
ose poshtë.

Heqja e një karakteri

Përzgjidhni

dhe pastaj prekni dy herë ose kryeni prekjen e ndarë.

Ju duhet ta bëni këtë edhe në modalitetin e shkrimit me prekje. Për të
fshirë disa karaktere, prekni dhe mbani prekur tastin Delete dhe pastaj
prekni një herë ekranin me një gisht tjetër për çdo karakter që doni të
hiqni. VoiceOver shqipton karakterin ndërkohë që ai hiqet. Nëse keni aktiv
përdorimin e ndryshimit të tonit, VoiceOver i shqipton karakteret e hequra
me një ton më të ulët.

Përzgjedhja e tekstit

Vendoseni rotorin te Edit, lëvizni lart ose poshtë për të zgjedhur Select ose
Select All dhe pastaj prekni dy herë. Nëse zgjidhni Select, fjala më pranë
pikës së futjes së tekstit përzgjidhet kur ju prekni dy herë. Nëse zgjidhni
Select All, përzgjidhet i gjithë teksti. Cimbisni veçan ose së bashku për të
rritur ose zvogëluar përzgjedhjen.

Prerja, kopjimi ose ngjitja

Sigurohuni që rotori është vendosur te redaktimi. Me tekstin e përzgjedhur,
lëvizni gishtat lart ose poshtë për të zgjedhur Cut, Copy ose Paste dhe
pastaj prekni dy herë.

Zhbërja

Tundeni iPhone, lëvizni gishtat majtas ose djathtas për të zgjedhur veprimin
që duhet zhbërë dhe pastaj prekni dy herë.

Futja e një karakteri me theks

Në modalitetin e shkrimit standard, përzgjidhni karakterin e thjeshtë dhe
pastaj prekni ekranin dy herë dhe mbajeni prekur derisa të dëgjoni një
tingull që tregon se karakteret alternative janë shfaqur. Zvarritni gishtat
majtas ose djathtas për të përzgjedhur dhe dëgjuar zgjedhjet. Lëshoni
gishtin për të futur përzgjedhjen aktuale.

Ndryshimi i gjuhës me të cilën
shkruani

Vendoseni rotorin te Language dhe pastaj lëvizni gishtin lart ose poshtë.
Zgjidhni “default language” për të përdorur gjuhën e specifikuar te cilësimet
International. Rotori i Language shfaqet vetëm nëse ju përzgjidhni më
shumë se një gjuhë në cilësimin VoiceOver Language Rotor. Shikoni
“Konfigurimi i VoiceOver” në faqen 152.

158

Kapitulli 31

Accessibility

background image

Kryerja e telefonatave me VoiceOver

Prekni dy herë ekranin me dy gishta për t'iu përgjigjur ose për të përfunduar një thirrje. Kur
një telefonatë lidhet me VoiceOver aktiv, sipas parazgjedhjes ekrani afishon tastierën numerike
në vend që të tregojë opsionet e thirrjes. Kjo e bën më të lehtë përdorimin e tastierës për t'iu
përgjigjur një menyje opsionesh kur ju arrini një sistem të automatizuar.
Afisho opsionet e thirrjes: Përzgjidhni butonin Hide Keypad në këndin e poshtëm djathtas dhe
prekni dy herë.
Afisho sërish tastierën numerike: Përzgjidhni butonin Keypad pranë qendrës së ekranit dhe
prekni dy herë.

Përdorimi i VoiceOver me Safari

Kur të kërkoni në ueb në Safari me VoiceOver të ndezur, rotori Search Resulst ju mundëson të
dëgjoni listën e frazave të sugjeruara të kërkimit.
Kërkimi në internet: Zgjidhni fushën e kërkimit, vendosni kërkimin tuaj, më pas zgjidhni Search
Results duke përdorur rotorin. Lëvizni djathtas ose majtas për të lëvizur lart ose poshtë listës, më
pas prekni dy herë ekranin për të kërkuar uebin duke përdorur frazën aktuale të kërkimit.

Përdorimi i VoiceOver me Maps

Ju mund të përdorni VoiceOver për të zmadhuar ose zvogëluar, mund të përzgjidhni pineskat, si
dhe të merrni informacion rreth vendndodhjeve.
Zmadhimi ose zvogëlimi: Zgjidhni hartën, përdorni rotorin për të zgjedhur modalitetin
zmadhim/zvogëlim dhe pastaj lëvizni gishtin lart ose poshtë për zmadhimin ose zvogëlimin.
Përzgjedhja e një pineske: Prekni një pineskë ose lëvizni gishtin majtas ose djathtas për të kaluar
nga element tek tjetri.
Marrja e informacionit për një vendndodhje: Me një pineskë të përzgjedhur, prekni dy herë
për të afishuar flamurin e informacionit. Lëvizni gishtin majtas ose djathtas për të përzgjedhur
butonin More Info dhe pastaj prekni dy herë për të afishuar faqen e informacionit.

Redaktimi i videove dhe memove zanore me VoiceOver

Ju mund të përdorni gjestet e VoiceOver për të shkurtuar videot nga kamera dhe regjistrimet nga
memoja zanore.
Shkurtimi i një memoje zanore: Në ekranin Voice Memos, përzgjidhni butonin në të djathtë të
memos që doni të shkurtoni dhe pastaj prekni dy herë. Pastaj përzgjidhni Trim Memo dhe prekni
dy herë. Zgjidhni fillimin ose fundin e mjetit të shkurtimit. Lëvizni gishtin lart për zhvendosje
djathtas ose lëvizeni gishtin poshtë për zhvendosje majtas. VoiceOver tregon sasinë e kohës që
pozicioni aktual do të shkurtojë nga regjistrimi. Për të ekzekutuar shkurtimin, përzgjidhni Trim
Voice Memo dhe prekni dy herë.
Shkurtimi i videos: Ndërsa shikoni një video në Photos, prekni dy herë ekranin për të shfaqur
kontrollet e videos, më pas zgjidhni fillimin ose fundin e instrumentit të shkurtimit. Pastaj, lëvizni
gishtin lart për zhvendosje djathtas ose lëvizeni gishtin poshtë për zhvendosje majtas. VoiceOver
tregon sasinë e kohës që pozicioni aktual do të shkurtojë nga regjistrimi. Për të ekzekutuar
shkurtimin, përzgjidhni Trim dhe prekni dy herë.

Komandimi i VoiceOver duke përdorur një tastierë Apple me valë

Ju mund të kontrolloni VoiceOver në iPhone duke përdorur një tastierë Apple me valë. Shikoni
“Përdorimi i një tastiere Apple me valë” në faqen 28.

159

Kapitulli 31

Accessibility

background image

Ju mund të përdorni komandat e tastierës së VoiceOver që të navigoni në ekran, të përzgjidhni
elementet, të lexoni përmbajtjet e ekranit, të përshtatni rotorin, si dhe të kryeni veprime të tjera
me VoiceOver. Të gjitha komandat e tastierës (përveç njërës) përfshijnë komandat Control-Option
që në tabelën më poshtë përdoren në formë të shkurtuar si "VO".

VoiceOver Help shqipton tastet ose komandat e tastierës ndërkohë që ju i shtypni ato. Ju mund
të përdorni VoiceOver Help për të mësuar konfigurimin e tastierës dhe veprimet e lidhura me
kombinimet e tasteve.

Komandat e tastierës së VoiceOver
VO = Control-Option

Lexoni gjithçka, duke nisur nga
pozicioni aktual

VO–A

Lexoni që nga lart

VO–B

Zhvendoseni në shiritin e gjendjes

VO–M

Shtypni butonin Home

VO–H

Përzgjidhni elementin tjetër ose të
mëparshëm

VO–Shigjeta djathtas ose VO–Shigjeta majtas

Prekni një element

VO–Tasti i hapësirës

Prekni dy herë me dy gishta

VO–”-”

Zgjidhni elementin tjetër ose të
mëparshëm të rotorit

VO–Shigjeta lart ose VO–Shigjeta poshtë

Zgjidhni elementin tjetër ose të
mëparshëm të rotorit të shqiptimit

VO–Komanda–Shigjeta majtas ose VO–Komanda–Shigjeta djathtas

Përshtatni elementin e rotorit të
shqiptimit

VO–Komanda–Shigjeta lart ose VO–Komanda–Shigjeta poshtë

I hiqni ose i riktheni zërin VoiceOver VO–S

Aktivizoni ose çaktivizoni perden
e ekranit

VO–Shift-S

Aktivizoni ndihmën e VoiceOver

VO–K

Riktheheni në ekranin e
mëparshëm ose çaktivizoni
ndihmën e VoiceOver

Escape

Quick Nav
Aktivizoni Quick Nav që të komandojë VoiceOver duke përdorur tastet shigjetë. Sipas
parazgjedhjes, Quick Nav është e çaktivizuar.

Aktivizimi ose çaktivizimi i Quick
Nav

Shigjeta majtas–Shigjeta djathtas

Përzgjidhni elementin tjetër ose të
mëparshëm

Shigjeta djathtas ose shigjeta majtas

Përzgjidhni elementin tjetër ose
të mëparshëm të specifikuar sipas
cilësimit të rotorit

Shigjeta lart ose shigjeta poshtë

Përzgjidhni elementin e parë ose
të fundit

Control–Shigjeta lart ose Control–Shigjeta poshtë

160

Kapitulli 31

Accessibility

background image

"Prekni" një element

Shigjeta lart–shigjeta poshtë

Lëvizja lart, poshtë, majtas ose
djathtas

Option–Shigjeta lart, Option–Shigjeta poshtë, Option–Shigjeta majtas ose
Option–Shigjeta djathtas

Ndryshoni rotorin

Shigjeta lart–Shigjeta majtas ose Shigjeta lart–Shigjeta djathtas

Gjithashtu mund të përdorni butonat e numrave në tastierën Apple me valë për të telefonuar një
numri në telefon ose regjistroni numra në Calculator.

Quick Nav me një shkronjë për uebin
Kur shikoni një faqe interneti me Quick Nav të aktivizuar, ju mund të përdorni tastet e mëposhtme
në tastierë për të naviguar me shpejtësi në faqe. Shtypja e tastit ju çon te artikulli tjetër i llojit të
treguar. Mbani shtypur tastin Shift ndërsa shkruani germën, për të kaluar te artikulli i mëparshëm.

H

Titulli

L

Lidhja

R

Fusha e tekstit

B

Butoni

C

Kontrolli i formës

I

Imazhi

T

Tabela

S

Teksti statik

W

Pikë referimi ARIA

X

Lista

M

Element i të njëjtit lloj

1

Titull i nivelit 1

2

Titull i nivelit 2

3

Titull i nivelit 3

4

Titull i nivelit 4

5

Titull i nivelit 5

6

Titull i nivelit 6

Përdorimi i afishimit me karaktere Braille me VoiceOver

Ju mund të përdorni një afishim Bluetooth të rifreskueshëm me karaktere Braille për të lexuar
daljen VoiceOver në Braille, dhe mund të përdorni një afishim Braille me tastet e hyrjes dhe
kontrolle të tjera për të kontrolluar iPhone kur VoiceOver është i aktivizuar. iPhone funksionon me
shumë ekrane Braille me valë. Për listën e terminaleve që mbështeten, vizitoni faqen e internetit
www.apple.com/accessibility/iphone/braille-display.html.
Konfigurimi i terminalit Braille: Ndizni ekranin, më pas shkoni te Settings > General > Bluetooth
dhe ndizni Bluetooth. Më pas shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver > Braille
dhe zgjidhni ekranin.

Aktivizimi ose çaktivizimi i
terminalit Braille të lidhur

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver > Braille.

Aktivizimi ose çaktivizimi i
terminalit Braille me tetë pika

Shkoni te Settings > General > Accessibility > VoiceOver > Braille.

161

Kapitulli 31

Accessibility

background image

Për informacion mbi komandat e zakonshme Braille për navigimin me VoiceOver, dhe për
informacione specifike për disa afishime, shkoni te support.apple.com/kb/HT4400.

Terminali Braille përdor gjuhën që është vendosur për kontrollin zanor. Kjo është normalisht gjuha
e vendosur për iPhone te Settings > International > Language. Ju mund të përdorni cilësimin e
gjuhës së VoiceOver për të vendosur një gjuhë tjetër për VoiceOver dhe terminalet Braille.
Vendosja e gjuhës për VoiceOver: Shkoni te Settings > General > International > Voice Control
dhe pastaj zgjidhni gjuhën.

Nëse ju ndryshoni gjuhën për iPhone, mund t'ju nevojitet të rivendosni gjuhën për VoiceOver dhe
terminalin tuaj Braille.

Ju mund të vendosni qelizën ekstreme në të majtë ose në të djathtë të terminalit tuaj Braille që
t'ju japë statusin e sistemit dhe informacione të tjera:

Announcement History përmban një mesazh të palexuar

Â

Mesazhi aktual i Announcement History nuk është lexuar

Â

Shqiptimit të VoiceOver i është hequr zëri

Â

Bateria e iPhone është e shkarkuar (më pak se 20% e ngarkuar)

Â

iPhone është në drejtimin për së gjeri

Â

Afishimi i ekranit është i çaktivizuar

Â

Rreshti aktual përmban tekst shtesë në të majtë

Â

Rreshti aktual përmban tekst shtesë në të djathtë

Â

Vendosja e qelizës ekstreme të majtë ose të djathtë për afishimin e informacionit të statusit:
Shkoni te Settings, zgjidhni General > Accessibility > VoiceOver > Braille > Status Cell dhe prekni
Left ose Right.
Shikimi i përshkrimit të zgjeruar të qelizës së statusit: Në terminalin Braille, shtypni butonin
ruter të qelizës së statusit.