iPhone - Shikimi i videove në TV

background image

Shikimi i videove në TV

Ju mund të transmetoni video me valë drejt TV tuaj duke përdorur AirPlay dhe Apple TV, ose të
lidhni iPhone me TV tuaj duke përdorur një nga kabllot e mëposhtme:

Përshtatësi Apple Digital AV dhe kablli (iPhone 4 ose version më i ri)

Â

Kablli AV përbërës Apple

Â

Kablli AV i përbërë Apple

Â

Përshtatësi Apple VGA dhe kablli VGA

Â

135

Kapitulli 25

Video

background image

Kabllot dhe përshtatësit dhe platformat Apple disponohen për blerje veças në shumë zona.
Shkoni te www.apple.com/store ose kontrolloni te shitësi juaj lokal të Apple.
Transmetimi i videove me anë të AirPlay: Filloni luajtjen e videos, më pas prekni dhe zgjidhni
Apple TV tuaj nga lista e pajisjeve AirPlay. Nëse nuk afishohet ose nëse nuk e shikoni Apple TV
tuaj në listën e pajisjeve AirPlay, sigurohuni që të jetë në të njëjtin rrjet me valë si dhe iPhone. Për
më shumë informacion, shikoni “AirPlay” në faqen 34.

Ndërsa videoja është duke u luajtur, ju mund të dilni nga Videos dhe të përdorni aplikacione të
tjera. Për të kthyer luajtjen në iPhone, prekni dhe zgjidhni iPhone.
Transmetimi i videove duke përdorur një kabllo: Përdorni kabllon për të lidhur iPhone me
televizorin tuaj ose marrësin AV dhe zgjidhni hyrjen korresponduese.

Lidhja duke përdorur një kabllo AV Përdorni një kabllo të përbërësit AV Apple, kabllo të përbërë AV Apple ose

kabllo tjetër të autorizuar dhe të përshtatshme me iPhone. Këto kabllo
mund t'i përdorni me Apple Universal Dock për të lidhur iPhone me TV tuaj.
Ju mund të përdorni pultin e platformës për të kontrolluar luajtjen.

Lidheni duke përdorur një
përshtatës Apple Digital AV
(iPhone 4 ose version më i ri):

Bashkëngjitni përshtatësin Apple Digital AV tek iPhone Dock connector.
Përdorni një kabëll HDMI për të lidhur portën HDMI të përshtatësit me
televizorin ose marrësin tuaj. Për ta mbajtur iPhone të ngarkuar kur
shikon video përdorni një Apple Dock Connector me kabëll USB për të
lidhur portën me 30-kunja të përshtatësit tuaj me kompjuterin ose me
përshtatësin USB Power të lidhur me prizën e korrentit.

Lidhja duke përdorur një
përshtatës VGA

Bashkëngjitni përshtatësin Apple VGA tek iPhone Dock connector. Lidheni
përshtatësin VGA me një kabllo VGA me një televizor, projektor ose ekran
VGA.

Përshtatësi Digital AV mbështet video me definicion të lartë deri në 720p me audio.

Kur lidhni iPhone 4S me një TV ose projektor duke përdorur përshtatës Apple Digital AV ose VGA,
ekrani i iPhone pasqyrohet automatikisht në një ekran të jashtëm me rezolucion deri në 1080p,
dhe videot luhen në rezolucion deri në 720p.

Me iPhone 4S, ju mund të pasqyroni me valë edhe ekranin në një televizor duke përdorur
pasqyrimin AirPlay dhe Apple TV. Shikoni “AirPlay” në faqen 34.