iPhone - Konfigurimi i llogarive të postës dhe llogarive të tjera

background image

Konfigurimi i llogarive të postës dhe llogarive të tjera

iPhone funksionon me iCloud, MobileMe, Microsoft Exchange dhe me shumë prej ofruesve të
shërbimit të emailit, të kontakteve dhe të kalendarit të bazuar në internet.

Nëse nuk keni një llogari poste, ju mund të konfiguroni një llogari falas iCloud kur konfiguroni
fillimisht iPhone, ose më vonë në Settings > iCloud. Shikoni “iCloud” në faqen 17.
Konfigurimi i një llogarie iCloud: Shkoni te Settings > iCloud.
Konfigurimi i një llogarie tjetër: Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars.

Ju mund t'i shtoni kontaktet duke përdorur një llogari LDAP ose CardDAV nëse kompania ose
organizata juaj e mbështet atë. Shikoni “Sinkronizimi i kontakteve” në faqen 130.

Ju mund të shtoni një llogari kalendari CalDAV dhe mund të pajtoheni te kalendarët iCal (.ics) ose
t'i importoni ato nga Mail. Shihni “Pajtimi te kalendarët” në faqen 91.