iPhone - Rreth programit Calendar

background image

Rreth programit Calendar

Kalendari ju ndihmon të jeni të përpiktë. Mund t'i shikoni kalendarët një e nga një ose disa prej
tyre njëherësh. Mund t'i shikoni ngjarjet tuaja sipas ditës, muajit ose në listë. Mund të kërkoni
titujt, të ftuarit, vendndodhjet dhe shënimet për ngjarjet. Nëse futni ditëlindjet e kontakteve tuaja,
mund t'i shikoni ato në Calendar.

Gjithashtu mund të redaktoni ose të anuloni ngjarje në iPhone, dhe më pas t'i sinkronizoni përsëri
në kompjuterin tuaj ose në llogarinë e kalendarit. Ju mund të abonoheni në kalendarët e Google,
Yahoo!, apo iCal. Nëse keni një llogari Microsoft Exchange ose iCloud, ju mund të merrni dhe t'u
përgjigjeni ftesave për takime.