Rinisja ose rivendosja e iPhone
Në rast se diçka nuk po funksionon në mënyrën e duhur, provoni rindezjen e iPhone, mbylljen me
forcë të një aplikacioni ose rivendosjen e iPhone.
Rindezja e iPhone: Mbani shtypur butonin Ndezur/Fikur derisa të shfaqet rrëshqitësi i kuq.
Rrëshqitni gishtin tuaj përgjatë rrëshqitësit për të fikur iPhone. Për ta ndezur iPhone përsëri,
shtypni dhe mbani shtypur butonin Ndezje/Fikje derisa të shfaqet logoja e Apple.
Detyrimi i mbylljes së një aplikacioni: Mbani shtypur butonin Ndezje/Fikje për disa sekonda
derisa të shfaqet rrëshqitësi i kuq dhe më pas mbani shtypur butonin Home derisa aplikacioni
të mbyllet.
Ju mund ta hiqni një aplikacion nga lista e aplikacioneve më të fundit, për ta detyruar të mbyllet.
Shikoni “Hapja dhe ndërrimi mes aplikacioneve” në faqen 20.
Në rast se ju nuk mund ta fikni iPhone ose në rast se problemi vazhdon, juve mund t'ju nevojitet
ta rivendosni iPhone. Një rivendosje duhet të kryhet vetëm kur fikja dhe ndezja e iPhone nuk e
zgjidh problemin.
Rivendosja e iPhone: Shtypni dhe mbani shtypur butonin Ndezje/Fikje dhe butonin Home në
të njëjtën kohë për të paktën dhjetë sekonda, derisa të shfaqet logoja e Apple.