Rezervimi i iPhone
Ju mund të përdorni iCloud ose iTunes për të rezervuar automatikisht iPhone. Nëse zgjidhni
të rezervoni automatikisht duke përdorur iCloud, ju nuk mund të rezervoni automatikisht në
kompjuterin tuaj duke përdorur iTunes, por mund ta përdorni iTunes për të rezervuar manualisht
në kompjuterin tuaj.
Rezervimi me iCloud
iCloud rezervon automatikisht iPhone çdo ditë me Wi-Fi kur lidhet me një burim rryme dhe është
i bllokuar. Data dhe ora e rezervimit të fundit renditet në fund të ekranit Storage & Backup. iCloud
rezervon:
Muzikën, shfaqjet televizive, aplikacionet dhe librat e blerë
Â
Fotot dhe videot në Camera Roll
Â
Cilësimet e iPhone
Â
Të dhënat e aplikacioneve
Â
Ekranin Home dhe organizimin e aplikacioneve
Â
183
Mesazhet (iMessage, SMS dhe MMS)
Â
Zilet
Â
Shënim: Muzika e blerë nuk rezervohet në të gjitha zonat dhe spektaklet televizive nuk janë të
disponueshme në të gjitha zonat.
Nëse nuk keni aktivizuar rezervimin në iCloud kur konfiguruat fillimisht iPhone, mund ta aktivzoni
atë në cilësimet e iCloud.
Aktivizimi i rezervimeve në iCloud
Shkoni te Settings > iCloud, më pas hyni me ID-në tuaj Apple dhe
fjalëkalimin, nëse kërkohet. Shkoni te Storage & Backup, më pas aktivizoni
iCloud Backup.
Rezervimi i menjëhershëm
Shkoni te Settings > iCloud > Storage & Backup, më pas prekni Back Up
Now.
Menaxhimi i rezervimeve tuaja
Shkoni te Settings > iCloud > Storage & Backup, më pas prekni Manage
Storage. Prekni emrin e iPhone tuaj.
Aktivizimi ose çaktivizimi i veçorisë
Camera Roll
Shkoni te Settings > iCloud > Storage & Backup, më pas prekni Manage
Storage. Prekni emrin e iPhone tuaj, më pas aktivizoni ose çaktivizoni
rezervimin e Camera Roll.
Shikimi i pajisjeve që po
rezervohen
Shkoni te Settings > iCloud > Storage & Backup > Manage Storage.
Ndalimi i rezervimeve automatike
në iCloud
Shkoni te Settings > iCloud > Storage & Backup > Backup, më pas
çaktivizoni iCloud Backup.
Muzika që nuk është blerë në iTunes nuk rezervohet në iCloud. Ju duhet të përdorni iTunes për të
rezervuar dhe restauruar atë përmbajtje. Shikoni “Sinkronizimi me iTunes” në faqen 18.
E rëndësishme:
Rezervimet për blerjet e muzikës ose shfaqjeve televizve nuk janë të
disponueshme në të gjitha zonat. Blerjet e mëparshme mund të jenë të padisponueshme nëse
nuk janë më në iTunes Store, App Store ose iBookstore.
Përmbajtj e blerë, si edhe përmbajtja e Photo Stream, nuk llogariten në hapësirën e ruajtjes falas
prej 5 GB të iCloud.
Rezervimi me iTunes
iTunes krijon një rezervim të fotove në albumin Camera Roll ose Saved Photos, si dhe në
mesazhet e tekstit, shënimet, historinë e thirrjeve, të preferuarit e kontakteve, cilësimet e
tingujve e më tepër. Skedarët media, siç janë këngët dhe disa foto, nuk rezervohen, por mund të
restaurohen duke sinkronizuar me iTunes.
Kur lidhni iPhone me kompjuterin që ju normalisht sinkronizoni, iTunes krijon një rezervim sa herë
që ju:
Â
Sinkronizoheni me iTunes: iTunes sinkronizon iPhone sa herë që lidhni iPhone me kompjuterin
tuaj. iTunes nuk rezervon automatikisht një iPhone që nuk është i konfiguruar të sinkronizohet
me atë kompjuter. Shikoni “Sinkronizimi me iTunes” në faqen 18.
Â
Përditësimi ose restaurimi i iPhone: iTunes rezervon automatikisht iPhone përpara se të
përditësohet ose restaurohet.
iTunes mund të enkriptojë gjithashtu rezervimet e iPhone për të siguruar të dhënat tuaja.
Enkriptimi i rezervimeve të iPhone: Zgjidhni "Encrypt iPhone backup" në ekranin iTunes
Summary.
184
Shtojca B
Mbështetja dhe informacione të tjera
Restaurimi i skedarëve dhe cilësimeve të iPhone: Lidhni iPhone me kompjuterin me të cilin
sinkronizoni normalisht, zgjidhni iPhone në dritaren iTunes dhe klikoni Restore në panelin
Summary.
Për më shumë informacion në lidhje me rezervimet, përfshirë cilësimet dhe informacionin e
ruajtur në një rezervim, shkoni në support.apple.com/kb/HT1766.
Heqja e një rezervimi iTunes
Ju mund të hiqni një rezervim të iPhone nga lista e rezervimeve në iTunes. Ju mund të dëshironi
ta bëni këtë, për shembull, në rast se një rezervim është krijuar në kompjuterin e dikujt tjetër.
Heqja e një rezervimi:
1
Tek iTunes, hapni iTunes Preferences.
Â
Mac: Zgjidhni iTunes > Preferences.
Â
Windows: Zgjidhni Edit > Preferences.
2
Klikoni Devices (iPhone nuk nevojitet të jetë i lidhur).
3
Përzgjidhni rezervimin që dëshironi të hiqni dhe më pas klikoni Delete Backup.
4
Klikoni Delete, për të konfirmuar që dëshironi të hiqni rezervimin e përzgjedhur, më pas klikoni
OK.