iPhone - Përditësimi dhe restaurimi i softuerit të iPhone

background image

Përditësimi dhe restaurimi i softuerit të iPhone

Ju mund ta përditësoni softuerin e iPhone te Settings ose duke përdorur iTunes. Gjithashtu mund
të fshini ose restauroni iPhone, dhe më pas të përdorni iCloud ose iTunes për të restauruar nga një
rezervim.

Të dhënat e hequra nuk janë më të aksesueshme nëpërmjet ndërfaqes së përdoruesit të iPhone,
por ato nuk janë të fshira nga iPhone. Për informacion në lidhje me fshirjen e të gjithë përmbajtjes
dhe cilësimeve, shikoni “Reset” në faqen 178.

Përditësimi i iPhone

Ju mund të përditësoni softuerin e iPhone te Settings ose duke përdorur iTunes.
Përditësimi me valë në iPhone: Shkoni te Settings > General > Software Update. iPhone
kontrollon përditësimet e disponueshme të softuerit.
Përditësimi i softuerit në iTunes: iTunes kontrollon përditësime të disponueshme softueri sa herë
që sinkronizoni iPhone duke përdorur iTunes. Shikoni “Sinkronizimi me iTunes” në faqen 18.

Për më shumë informacion rreth përditësimit dhe restaurimit të softuerit të iPhone shkoni në
support.apple.com/kb/HT4623.

Restaurimi i iPhone

Ju mund të përdorni iCloud ose iTunes për të restauruar iPhone nga një rezervim.
Restaurimi nga një rezervim iCloud: Rivendosni iPhone për të fshirë të gjitha të dhënat dhe
informacionin. Lidhuni në iCloud dhe zgjidhni Restore from a Backup te Setup Assistant. Shikoni
“Reset” në faqen 178.
Restaurimi nga një rezervim iTunes: Lidhni iPhone me kompjuterin me të cilin sinkronizoni
normalisht, zgjidhni iPhone në dritaren iTunes dhe klikoni Restore në panelin Summary.

Kur softueri i iPhone restaurohet, ju ose mund ta rikonfiguroni atë si një iPhone të ri ose të
restauroni muzikën, videot, të dhënat e aplikacioneve dhe përmbajtje të tjera nga një rezervim.

185

Shtojca B

Mbështetja dhe informacione të tjera

background image

Për më shumë informacion rreth përditësimit dhe restaurimit të softuerit të iPhone shkoni në
support.apple.com/kb/HT1414.