Shtimi ose heqja e tastierave
Për të shkruar tekst në gjuhë të ndryshme në iPhone, përdorni tastiera të ndryshme. Me
paracaktim, disponohet vetëm tastiera për gjuhën që keni caktuar . Për t'i bërë të disponueshme
tastierat për gjuhët e tjera përdorni cilësimet e tastierës. Për një listë të tastierave që mbështeten
nga iPhone, shkoni te www.apple.com/iphone/specs.html.
Shtimi i një tastiere: Shkoni te Settings > General > International, prekni Keyboards, më pas
zgjidhni një tastierë nga lista. Përsërisni për të shtuar tastiera të tjera.
Heqja e një tastiere: Shkoni te Settings > General > International > Keyboards, më pas prekni
Edit. Prekni pranë tastierës që dëshironi të hiqni, më pas prekni Delete.
Redaktimi i listës së tastierës: Shkoni te Settings > General > International > Keyboards. Prekni
Edit, më pas zvarrisni pranë tastierës për ta zhvendosur atë në një vend të ri në listë.