iPhone - Kinezçe

background image

Kinezçe

Mund të përdorni tastierat për të shkruar kinezisht duke përdorur disa metoda të ndryshme
shkrimi, duke përfshirë Pinyin, Cangjie, Wubihua dhe Zhuyin. Gjithashtu mund të përdorni gishtin
për të shkruar germa kineze në ekran.

179

background image

Shkrimi duke përdorur Pinyin

Përdorni tastierën QWERTY për të shkruar Pinyin të thjeshtëzuar ose tradicionale. Karakteret
e propozuara shfaqen ndërkohë që shtypni. Prekni një nga propozimet për ta zgjedhur, ose
vazhdoni të shkruani për të parë më tepër opsione.

Nëse vazhdoni të futni Pinyin pa hapësira, do të shfaqen propozime fjalish.

Shkrimi duke përdorur Cangjie

Përdorni tastierën për të formuar karaktere kineze nga tastet përbërëse Cangjie. Karakteret e
propozuara shfaqen ndërkohë që shtypni. Prekni një karakter për ta zgjedhur, ose vazhdoni të
shtypni deri në pesë përbërës për të parë më tepër opsione të karaktereve.

Shkrimi duke përdorur Stroke (Wubihua)

Përdorni tastierën për të ndërtuar karakteret kineze duke përdorur deri në pesë vizime, në
sekuencën e duhur të shkrimit: horizontalisht, vertikalisht, rënie majtas, rënie djathtas dhe kthesë.
Për shembull, karakteri kinez 圈 (rreth) duhet të fillojë me vizimin vertikal 丨.

Ndërsa shkruani, shfaqen karakteret e propozuara, ku karakteret më të përdorura shfaqen të parat.
Prekni karakterin për ta zgjedhur.

Nëse nuk jeni i sigurt për vijëzimin e saktë, shkruani një yll (*). Për të parë opsione të tjera të
karaktereve, shtypni një vizim tjetër, ose lëvizni nëpër listën e karaktereve.

Prekni tastin (匹配) për të shfaqur vetëm karakteret që përputhen saktësisht me atë që shkruat.

Shkrimi duke përdorur Zhuyin

Përdorni tastierën për të futur shkronja Zhuyin. Karakteret kineze të propozuara shfaqen ndërkohë
që shtypni. Prekni një nga propozimet për ta zgjedhur, ose vazhdoni të futni shkronja Zhuyin
për të parë më tepër opsione. Pasi të keni shtypur një shkronjë fillestare, tastiera ndryshon për të
shfaqur më tepër shkronja.

Nëse vazhdoni të shkruani Zhuyin pa hapësira, do të shfaqen propozime fjalish.

Vizatimi i karaktereve kineze

Kur aktivizohen formatet e shkrimit të kinezishtes tradicionale ose të thjeshtëzuar, ju mund t'i
vizatoni karakteret kineze direkt në ekran me gishtin tuaj. Teksa shkruani vizimet e karaktereve,
iPhone i njeh dhe shfaq karakteret përkatëse në një listë, me karakterin më të përafërt në krye. Kur
zgjidhni një karakter, në listë shfaqen si opsione shtesë karakteret vijuese të ngjashme me të.

Paneli me prekje

180

Shtojca A

International Keyboards

background image

Disa karaktere komplekse si 鱲 (pjesë e emrit të Aeroportit Ndërkombëtar të Hong-Kongut), 𨋢
(ashensor), dhe 㗎 (nyje që përdoret në gjuhën Kantoneze) mund të shkruhen duke shkruar një
ose më shumë karaktere përbërëse në sekuencë. Prekni karakterin për të zëvendësuar karakteret
që shkruat.

Njihen gjithashtu edhe karakteret romake.

Ndërrimi midis kinezishtes së thjeshtuar dhe tradicionale

Zgjidhni karakterin ose karakteret që dëshironi të shndërroni, pastaj prekni Replace. Shikoni
“Redaktimi i tekstit” në faqen 26. Ju mund të shkruani një frazë ose fjali të tërë përpara se ta
konvertoni.