
Japonisht
Mund të shkruani japonisht duke përdorur tastierat Romaji ose Kana. Gjithashtu mund të shkruani
shenja referimi.
Shkrimi Kana japoneze
Përdor bllokun e tasteve kana për të zgjedhur rrokje. Për opsione të tjera të rrokjeve, prekni tastin
e shigjetës dhe zgjidhni një fjalë ose rrokje tjetër nga dritarja.
Shkrimi Romaji japonez
Përdorini tastierën Romaji për të shkruar rrokjet: Zgjedhje alternative shfaqen përgjatë pjesës së
sipërme të tastierës, prekni njërën për ta shkruar. Për opsione të tjera të rrokjeve, prekni tastin e
shigjetës dhe zgjidhni një fjalë ose rrokje tjetër nga dritarja.
Shkrimi i shenjave të fytyrave ose emotikonave
Kur përdorni tastierën japoneze kana, prekni tastin ^_^.
Kur përdorni tastierën japoneze Romaji (paraqitje japoneze QWERTY), prekni tastin Number ,
pastaj prekni tastin ^_^.
Kur përdorni tastierë kineze (të thjeshtuar ose tradicionale) Pinyin ose Zhuyin (tradicionale), prekni
tastin Symbols , pastaj prekni tastin ^_^.