iPhone - Luajtja e këngëve dhe e audiove të tjera

background image

Luajtja e këngëve dhe e audiove të tjera

PARALAJMËRIM:

Për informacion të rëndësishëm për shmangien e problemeve në dëgjim,

shikoni Udhëzuesin e rëndësishëm të informacionit mbi produktin në support.apple.com/sq_AL/
manuals/iphone.

Butonat përgjatë fundit të ekranit ju lejojnë të shfletoni përmbajtje në iPhone sipas listave të
leximit, artistëve, këngëve dhe kategorive të tjera.
Luajtja e një kënge ose artikulli tjetër: Prekni artikullin.

Përdorni kontrollet në ekran për të kontrolluar luajtjen. Ju mund të përdorni gjithashtu butonat te
kufjet. Shikoni “Kufjet Apple me telekomandë dhe mikrofon” në faqen 34.

79

background image

Shikimi i ekranit Now Playing: Prekni Now Playing.

Next/Fast-forward

Luaj/Pauzë

Lista e këngëve

Prapa

Volumi

E mëparshme/

Rikthe

AirPlay

Përshtatja e butonave të shfletimit

Prekni More, prekni Edit, më pas zvarrisni një ikonë mbi butonin që
dëshironi të zëvendësoni.

Marrja e episodeve të tjera të
podkasteve

Prekni Podcasts (në fillim prekni More, nëse Podcasts nuk duket), më pas
prekni një transmetim për të parë episodet e disponueshme.

Tundja për përzierje

Tundeni iPhone për të aktivizuar përzierjen dhe për të ndryshuar këngët.
Tundeni sërish për të kaluar te kënga tjetër.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar Shake to Shuffle, shkoni te Settings > Music.

Luani muzikë në altoparlantë
AirPlay ose Apple TV

Prekni

. Shikoni “AirPlay” në faqen 34.

Shfaqja e tekstit të këngës

Prekni kopertinën e albumit gjatë luajtjes së këngës. (Teksti shfaqet nëse
ia keni shtuar këngës duke përdorur dritaren Info të këngës në iTunes dhe
nëse keni sinkronizuar iPhone me iTunes.)

Vendosja e opsioneve për Music

Shkoni te Settings > Music.

Kur përdorni një aplikacion tjetër, ju mund të shfaqni kontrollet e luajtjes audio duke klikuar dy
herë butonin Home , më pas duke lëvizur nga e majta në të djathtë përgjatë pjesës fundore të
ekranit.

Kontrollet kontrollojnë aplikacionin që luhet, ose—nëse muzika vendoset në pauzë—aplikacionin
më të fundit që luhet. Ikona për aplikacionin shfaqet në të djathtë. Prekeni për të hapur
aplikacionin. Lëvizni djathtas sërish për të shfaqur një buton për kontrollin e volumit dhe butonin
AirPlay (kur jeni brenda fushës së veprimit të Apple TV ose altoparlantëve AirPlay).

Klikimi i dyfishtë i butonit Home shfaq gjithashtu kontrollet e luajtjes së audios kur ekrani është
i bllokuar.

80

Kapitulli 8

Music