Shënim: iTunes Match nuk është e disponueshme në të gjitha zonat. Mund të ketë shpenzime për
të dhënat celulare nëse aktivizohet Settings > Music > Use Cellular Data.
Pajtimi në iTunes Match: Në iTunes në kompjuterin tuaj, zgjidhni Store > Turn On iTunes Match,
më pas klikoni butonin Subscribe.
Pasi të pajtoheni, iTunes shton muzikën, listat e leximit dhe Genius Mixes në iCloud. Këngët
tuaja që përputhen me muzikën që ndodhet tashmë në iTunes Store bëhen automatikisht të
disponueshme në iCloud. Këngët e mbetura ngarkohen. Ju mund të shkarkoni dhe luani këngët
që përputhen në cilësinë iTunes Plus (256 kbps DRM-free AAC), edhe nëse origjinali juaj ka qenë
me cilësi më të ulët. Për më shumë informacion, shihni www.apple.com/icloud/features.
Aktivizimi iTunes Match
Shkoni te Settings > Music.
Aktivizimi i iTunes Match heq muzikën e sinkronizuar nga iPhone dhe
çaktivizon Genius Mixes dhe Genius Playlists.
Genius
Një listë leximi Genius është një koleksion këngësh nga biblioteka juaj që shkojnë shumë mirë
së bashku. Mund të krijoni gjithashtu lista leximi Genius në iTunes dhe t'i sinkronizoni në iPhone.
Mund të krijoni dhe të ruani gjithashtu lista leximi Genius drejtpërdrejt në iPhone.
Një Genius Mix është një përzgjedhje këngësh të të njëjtit zhanër muzikor, e rikrijuar nga
biblioteka juaj sa herë që dëgjoni miksin.
Për të përdorur Genius në iPhone, fillimisht aktivizoni Genius në iTunes, më pas sinkronizoni
iPhone me iTunes. Genius Mixes sinkronizohen automatikisht, përveçse kur e rregulloni
manualisht muzikën dhe zgjidhni se cilat miksime doni të sinkronizoni në iTunes. Genius është një
shërbim falas, por kërkon ID të Apple.