iPhone - Home Sharing

background image

Home Sharing

Home Sharing ju lejon të luani muzikë, filma dhe shfaqje televizive në iPhone nga biblioteka
iTunes në kompjuterin tuaj Mac ose PC. iPhone dhe kompjuteri juaj duhet të jenë në të njëjtin
rrjet Wi-Fi. Në kompjuterin tuaj, iTunes duhet të jetë e hapur me Home Sharing të aktivizuar dhe e
lidhur duke përdorur të njëjtën ID Apple si Home Sharing në iPhone.

84

Kapitulli 8

Music

background image

Shënim: Home Sharing kërkon iTunes 10,2 ose version më i ri, që mund të gjendet në
www.itunes.com/download Përmbajtje bonus si broshura dixhitale dhe iTunes Extras nuk mund
të shkëmbehen.

Luajtja e muzikës nga biblioteka juaj iTunes në iPhone:

1

Në iTunes në kompjuterin tuaj zgjidhni Advanced > Turn On Home Sharing.

2

Lidhuni, më pas klikoni Create Home Share.

3

Te iPhone, shkoni te Settings > Music, më pas lidhuni me Home Sharing duke përdorur të njëjtën

ID Apple dhe fjalëkalim.

4

Te Music, prekni More, pastaj prekni Shared dhe zgjidhni bibliotekën e kompjuterit tuaj.

Kthimi te përmbajtja në iPhone

Prekni Shared dhe zgjidhni My iPhone.

85

Kapitulli 8

Music