iPhone - Përdorimi i lidhjeve dhe i të dhënave të zbuluara

background image

Përdorimi i lidhjeve dhe i të dhënave të zbuluara

iPhone zbulon lidhjet e uebit, numrat e telefonit, adresat e emailit, datat dhe lloje të tjera
informacioni që mund të përdorni për të hapur një faqe interneti, për të krijuar një mesazh emaili
të adresuar paraprakisht, për të krijuar ose shtuar informacion për të kontaktuar, ose kryer një
veprim tjetër të dobishëm. Të dhënat e zbuluara shfaqen si tekst i nënvizuar me ngjyrë blu.

Prekni të dhënat për të përdorur veprimin e tyre të paracaktuar dhe mbajini të prekura për të parë
veprimet e tjera. Për shembull, për një adresë, mund të tregoni vendndodhjen në Maps ose ta
shtoni te Contacts.