iPhone - Dërgimi i një emaili

background image

Dërgimi i një emaili

Ju mund t'i dërgoni një mesazh emaili kujtdo që ka një adresë emaili.
Krijimi i një mesazhi Prekni

Shtoni një marrës te Contacts

Shkruani emrin ose adresën e emailit në fushën To, ose prekni

.

Rirenditja e marrësve

Për të lëvizur një marrës nga një fushë në një tjetër, si për shembull nga To
në Cc, zvarrisni emrin e marrësit në vendndodhjen e re.

Shënimi i tekstit me shkronja të
trasha, të pjerrëta ose të nënvizuara

Prekni pikën e hyrjes për të shfaqur butonat e përzgjedhjes, më pas prekni
Select. Zvarrisni pikat për të zgjedhur tekstin që dëshironi të stiloni Prekni

, më pas prekni B/I/U. Prekni Bold, Italic ose Underline për të aplikuar stilin.

Ngjitja dhe dërgimi i një fotoje ose
videoje në një mesazh email

Në aplikacionin Photos, zgjidhni një foto ose video

, pastaj prekni Email

Photo ose Email Video. Gjithashtu ju mund t'i kopjoni dhe t'i ngjitni fotot
dhe videot.
Për të dërguar shumë foto dhe video prekni

kur të shikoni miniaturat

në një album. Prekni për të zgjedhur fotot dhe videot, prekni Share, pastaj
prekni Email.

69

Kapitulli 6

Mail

background image

Ruajtja e draftit të një mesazhi për
ta përfunduar më vonë

Prekni Cancel, pastaj prekni Save. Mesazhi ruhet në kutinë postare Drafts.
Prekni dhe mbani prekur për ta aksesuar shpejt atë.

Përgjigjja për një mesazh

Prekni

, më pas prekni Reply. Skedarët ose imazhet e bashkëngjitura

në mesazhin fillestar nuk dërgohet përsëri. Për të përfshirë bashkëngjitjet,
pasoni mesazhin në vend që t'i përgjigjeni.

Citimi i një pjese të mesazhit të cilit
po i përgjigjeni ose po pasoni

Prekni dhe mbani prekur për të përzgjedhur tekst. Zvarrisni pikat e kapjes
për të përzgjedhur tekstin që dëshironi të përfshini në përgjigjen tuaj, më
pas prekni

.

Për të ndryshuar kryeradhën e tekstit të cituar, prekni dhe mbani prekur
tekstin e përzgjedhur, më pas prekni . Prekni Quote Level, më pas prekni
Increase ose Decrease.

Pasimi i një mesazhi

Hapni një mesazh dhe prekni

, pastaj prekni Forward.

Ndarja e informacionit të kontaktit

Te Contacts, zgjidhni një kontakt, prekni Share Contact në fund të pamjes së
ekranit Info.