iPhone - Thirrjet ndërkombëtare

background image

Thirrjet ndërkombëtare

Kryerja e thirrjeve ndërkombëtare nga zona ku ndodheni

Për informacion rreth kryerjes së thirrjeve ndërkombëtare nga zona ku ndodheni, përfshirë tarifat
dhe pagesat e tjera që mund të zbatohen, kontaktoni kompaninë telefonike ose shkoni në faqen e
internetit të kompanisë suaj telefonike.

Përdorimi i iPhone jashtë vendit

Kur udhëtoni jashtë vendit, ju mund të jeni në gjendje të përdorni iPhone për të kryer telefonata,
për të dërguar dhe marrë mesazhe teksti, si dhe të përdorni aplikacionet që aksesojnë internetin,
në varësi të rrjeteve të disponueshme.
Aktivizimi i shërbimit ndërkombëtar roaming: Kontaktoni kompaninë tuaj telefonike për
informacion rreth disponueshmërisë dhe tarifave.

E rëndësishme:

Mund të zbatohen tarifa roaming për thirrjet me zë, të dhënat dhe mesazhet e

tekstit. Për të shmangur tarifat për telefonatat dhe të dhënat e dërguara përmes rrjetit celular
(përfshirë postën zanore vizuale) kur jeni në roaming jashtë rrjetit të operatorit tuaj, çaktivizoni
Voice Roaming dhe Data Roaming.

Nëse keni një iPhone 4S që është aktivizuar të punojë me një rrjet CDMA, ju mund të jeni në
gjendje të kryeni roaming në rrjete GSM nëse telefoni ka të instaluar një kartë SIM. Shikoni
“Vendosja e kartës SIM” në faqen 14. Kur kryeni roaming në një rrjet GSM, iPhone ka akses në
veçoritë e rrjetit GSM. Mund të aplikohen tarifa. Kontaktoni kompaninë telefonike për më shumë
informacion.

66

Kapitulli 5

Phone

background image

Çaktivizimi i Voice Roaming në një
rrjet CDMA

Shkoni te Settings > General > Network.
Çaktivizimi i Voice Roaming çaktivizon telefonatat kur jeni jashtë rrjetit të
operatorit tuaj celular.

Çaktivizimi i Data Roaming

Shkoni te Settings > General > Network.
Çaktivizimi i Data Roaming çaktivizon transmetimin e të dhënave përmes
rrjetit celular. Aplikacionet që varen nga aksesi i internetit çaktivizohen
përveçse kur iPhone ka akses në internet përmes lidhjes Wi-Fi. Dërgimi
i postës zanore vizuale pezullohet kur jeni në roaming përveçse kur kjo
ofrohet falas nga operatori juaj.

Caktimi i iPhone për të shtuar
prefiksin e duhur kur thirret nga një
shtet tjetër:

Shkoni te Settings > Phone, më pas aktivizoni International Assist (nuk
është i disponueshëm në të gjitha zonat). Kjo ju lejon të përdorni kontaktet
dhe të preferuarat, për të kryer telefonata në SH.B.A. pa qenë e nevojshme
të shtohet prefiksi i shtetit.

Caktimi i operatorit telefonik që do
të përdorni

Shkoni te Settings > Carrier. Ky opsion është i disponueshëm vetëm kur
udhëtoni jashtë rrjetit të operatorit, dhe me operatorë që kanë marrëveshje
roamin me operatorin tuaj telefonik. Për më shumë informacion, shikoni
“Kompaninë telefonike” në faqen 171.

Përdorimi i rrjeteve GSM jashtë
vendit me një telefon iPhone me
CDMA të aktivizuar

Shkoni te Settings > Network > Roaming, më pas çaktivizoni CDMA
ndërkombëtar.

Marrja e postës zanore kur pamja e
postës zanore nuk disponohet

Telefononi numrin tuaj (me CDMA, formoni numrin të ndjekur nga #), ose
mbani shtypur “1” në tastierën numerike.

Çaktivizimi i të dhënave të celularit Shkoni te Settings > General > Network.

Çaktivizimi i të dhënave të celularit Shkoni te Settings, prekni Airplane Mode për ta aktivizuar, pastaj prekni Wi-

Fi dhe aktivizoni Wi-Fi.
Thirrjet hyrëse dërgohen në postën zanore. Për të kryer dhe për të
marrë thirrje përsëri dhe për të marrë mesazhet tuaja në postën zanore,
çaktivizoni modalitetin në avion.