Pamja e postës zanore
Konfigurimi i postës zanore
Në iPhone, pamja e postës zanore ju lejon që të shihni një listë të mesazheve tuaja dhe të zgjidhni
ato që dëshironi të dëgjoni ose t'i hiqni ato, pa ju dashur që të dëgjoni udhëzimet ose mesazhet e
mëparshme.
Shënim: Pamja e postës zanore mund të mos disponohet në të gjitha zonat, ose mund të jetë një
shërbim me zgjedhje. Kontaktoni kompaninë telefonike për më shumë informacion. Nëse pamja
e postës zanore nuk është e disponueshme, prekni Voicemail dhe ndiqni udhëzimet me zë që të
merrni mesazhet tuaja.
Numri i thirrjeve të humbura dhe
mesazheve zanore të padëgjuara.
Herën e parë që prekni Voicemail, iPhone ju kërkon që të krijoni një fjalëkalim për postën zanore
dhe të regjistroni përshëndetjen tuaj të postës zanore.
Ndryshimi i përshëndetjes suaj: Prekni Voicemail, prekni Greeting, pastaj prekni Custom. Prekni
Record dhe thoni përshëndetjen tuaj. Kur të mbaroni, prekni Stop.
Për ta ridëgjuar, prekni Play. Për të regjistruar sërish, prekni sërish Record. Prekni Save kur të jeni të
kënaqur.
Përdorimi i përshëndetjes së
parazgjedhur të kompanisë
telefonike
Prekni Voicemail, prekni Greeting, pastaj prekni Default.
Caktimi i një tingulli njoftimi për
postën e re zanore
Shkoni te Settings > Sounds, më pas aktivizoni New Voicemail. Njoftimi
tingëllon një herë për çdo postë të re zanore.
Nëse çelësi Zile/Heshtje është i çaktivizuar, iPhone nuk do të nxjerrë tinguj
për njoftimet.
Ndryshimi i fjalëkalimit të postës
zanore
Shkoni te Settings, zgjidhni Phone > Change Voicemail Password.
Kontrolli i postës zanore
Kur prekni Phone, iPhone tregon numrin e thirrjeve të humbura dhe mesazheve të padëgjuara të
postës zanore.
63
Kapitulli 5
Phone
Prekni Voicemail për të parë listën e mesazheve tuaja.
Zvarrisni kokën e luajtjes
për të kapërcyer në një
pikë të mesazhit.
Mesazhet
e padëgjuara
Luaj/Pauzë
Informacioni i kontaktit
Shiriti i progresit
Altoparlanti (Audio, kur
lidhet një pajisje Bluetooth.
Prekni për të zgjedhur
daljen e audios.)
Riktheni telefonatën.
Dëgjimi i një mesazhi të postës zanore Prekni Voicemail, pastaj prekni një mesazh.
Nëse e keni dëgjuar mesazhin më parë, prekeni mesazhin për ta luajtur atë përsëri. Përdorni dhe
për të vendosur në pauzë dhe për të rifilluar luajtjen.
Pasi të dëgjoni një mesazh, ai ruhet derisa të fshihet nga kompania juaj telefonike.
Kontrolli i postës zanore nga një
telefon tjetër
Formoni numrin tuaj ose numrin e hyrjes nga distanca të kompanisë suaj
telefonike.
Heqja e mesazheve
Heqja e një mesazhi: Rrëshqisni ose prekni mesazhin, më pas prekni Delete.
Shënim: Në disa zona, mesazhet e hequra në pamjen e postës zanore mund të fshihen
përgjithmonë nga kompania juaj telefonike.
Dëgjimi i një mesazhi të hequr
Prekni Deleted Messages (në fund të listës), pastaj prekni mesazhin.
Anulimi i heqjes së një mesazhi
Prekni Deleted Messages (në fund të listës), pastaj prekni mesazhin dhe
prekni Undelete.
Heqja e mesazheve përgjithmonë
Prekni Deleted Messages (në fund të listës), pastaj prekni Clear All.