iPhone - Përcjellja e telefonatave, pritja e telefonatave dhe ID e telefonuesit

background image

Përcjellja e telefonatave, pritja e telefonatave dhe ID e telefonuesit

Përcjellja e telefonatave

Mund të caktoni iPhone të përcjellë thirrjet hyrëse në një numër tjetër.

Shënim: Thirrjet FaceTime nuk përcillen.
Aktivizimi i përcjelljes së telefonatave (GSM): Shkoni te Settings > Phone > Call Forwarding
dhe aktivizoni Call Forwarding. Në ekranin “Forward to”, futni numrin drejt të cilit doni të përcillni
thirrjet.
Aktivizimi i përcjelljes së telefonatave (CDMA): Shtypni *72, të ndjekur nga numri të cilit po i
përcillni thirrjet, pastaj prekni Call.

Për të çaktivizuar përcjelljen e telefonatave (CDMA), shtyni *73, më pas prekni Call.

Me GSM, ikona Call Forwarding ( ) shfaqet në shiritin e statusit kur aktivizohet përcjellja
e telefonatave. Duhet të jeni në rrezen e një rrjeti celular kur vendosni iPhone të përcjellë
telefonatat, ndryshe telefonatat nuk do të përcillen.

Pritja e telefonatave

Pritja e telefonatave ju jep opsionin të merrni thirrje hyrëse edhe kur jeni duke folur në telefon. Ju
mund të:

Shpërfillja e telefonatës hyrëse

Â

Vendosja e telefonatës aktuale në pritje dhe përgjigjja e telefonatës hyrëse

Â

Ndërprerja e telefonatës aktuale dhe përgjigjja e telefonatës hyrëse

Â

Nëse jeni duke folur dhe pritja e telefonatave është e çaktivizuar, thirrjet hyrëse shkojnë direkt te
posta zanore. Shikoni “Thirrjet e dyta” në faqen 60.
Aktivizimi i pritjes së telefonatave (GSM): Shkoni te Settings > Phone > Call waiting.

Me CDMA, pritja e telefonatave është e aktivizuar si parazgjedhje, por mund të çaktivizohet për
një telefonatë të caktuar.
Çaktivizim i pritjes së telefonatave gjatë një thirrjeje (CDMA): Futni *70 pastaj formoni numrin.

Caller ID

Caller ID shfaq emrin tuaj ose numrin e telefonin te personi që merrni në telefon nëse aparati i
pritësit ka mundësinë dhe nuk e keni të çaktivizuar ose bllokuar tiparin.

Shënim: Për telefonatat FaceTime, numri juaj telefonik shfaqet edhe nëse identiteti i telefonuesit
është i bllokuar ose fikur.
Aktivizimi ose çaktivizimi i identitetit (GSM): Shkoni te Settings > Phone > Show My Caller ID.

65

Kapitulli 5

Phone

background image

Me CDMA, identiteti është i aktivizuar si parazgjedhje, por mund të çaktivizohet për një telefonatë
të caktuar.
Bllokimi i identitetit për një thirrje (CDMA): Futni *67 pastaj formoni numrin.