Shënim: FaceTime mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha zonat.
Kryerja e një thirrjeje me FaceTime: Te Contacts, zgjidhni një emër, prekni FaceTime dhe prekni
numrin telefonik ose adresën e emailit që personi përdor për FaceTime.
Për të thirrur dikë që ka një iPhone 4 ose version më të ri, mund të filloni duke bërë një telefonatë
të thjeshtë, pastaj prekni FaceTime.
Kur vendoset telefonata, në ekranin tuaj shfaqet imazhi i personit tjetër. Një kuadrat tregon çfarë
sheh personi tjetër. Rrotulloni iPhone për të përdorur FaceTime në orientim peizazhi.
Ndërroni kamerat.
Zvarrisni imazin tuaj
në njërin kënd.
Heshtje (ju mund të dëgjoni dhe shihni;
telefonuesi mund të shohë por nuk mund të dëgjojë).
Nëse rrjeti juaj Wi-Fi nuk është i disponueshëm (për shembull, nëse jeni jashtë zonës së mbulimit),
ju jepet opsioni për të rithirrur numrin për një telefonatë me zë.
62
Kapitulli 5
Phone
Shënim: Kur të kryeni një video telefonatë FaceTime, numri juaj telefonik shfaqet edhe nëse
identiteti i telefonuesit është i bllokuar ose fikur.
Kryerja e një thirrjeje me FaceTime
duke përdorur Siri ose Voice
Control
Shtypni dhe mbani shtypur butonin Home derisa të dëgjoni një tingull. Me
Siri (iPhone 4S), ju mund thjesht ta vendosni iPhone te veshi juaj ndërkohë
ekrani është i aktivizuar. Shqiptoni “FaceTime,” të ndjekur nga emri i personit
që do të thirrni.
Bllokimi i telefonatave FaceTime
Shkoni te Settings > FaceTime dhe çaktivizoni FaceTime. Gjithashtu,
FaceTime mund të çaktivizohet te Restrictions. Shikoni “Restrictions” në
faqen 176.
Përdorimi i ID-së suaj Apple ose një
adrese emaili për FaceTime
Shkoni te Settings > FaceTime, më pas prekni “Use your Apple ID for
FaceTime” ose Add An Email. Shikoni “FaceTime” në faqen 62.