Siri tregon çfarë ju ka dëgjuar të thoni, së bashku me përgjigjet e saj.
Korrigjimi i asaj që Siri ju dëgjon të thoni: prekni flluskën që tregon çfarë ju dëgjoi Siri të thoshit.
Redaktoni kërkesën duke shkruar, ose prekni në tastierë për të diktuar.
Për informacion mbi përdorimin e diktimit, shihni “Diktimi” në faqen 57.
Nëse një pjesë e tekstit është e nënvizuar blu, prekeni dhe Siri ju sugjeron disa alternativa. Prekni
një nga sugjerimet, ose zëvendësoni tekstin duke shkruar ose diktuar.
Korrigjimi i Siri-t me zë: Prekni , më pas thoni sërish ose qartësoni kërkesën tuaj. Për shembull, “I
meant Boston”.
Kur korrigjoni Siri-n, mos thoni atë që nuk doni, por thoni vetëm atë që doni.
Korrigjimi i një emaili ose mesazhi teksti: Nëse Siri ju pyet nëse dëshironi të dërgoni mesazhin,
ju mund të thoni diçka si p.sh.:
“Change it to: Call me tomorrow.”
“Add: See you there question mark.”
“No, send it to Bob”.
“No.” - për ta ruajtur mesazhin pa e dërguar.
“Cancel”
Që Siri t'jua lexojë mesazhin, thoni “Read it back to me” ose “Read me the message.” Nëse është i
saktë, ju mund të thoni p.sh. “Yes, send it”.
Shikoni “Aplikacioni Mail” në faqen 50 dhe “Aplikacioni Messages” në faqen 46.
44
Kapitulli 4
Siri
Si mëson Siri
Siri punon nga fillimi pa konfigurim, dhe përmirësohet me kalimin e kohës. Siri mëson theksin
tuaj dhe karakteristika të tjera të zërit tuaj, dhe e njeh zërin tuaj në një nga dialektet ose theksin
që kupton. Ndërkohë që Siri përdoret nga më shumë njerëz, dhe me ekspozimin ndaj më shumë
variacioneve të gjuhës, njohja do të përmirësohet dhe Siri do të funksionojë edhe më mirë.
Ambientet me zhurmë
Në një ambient me zhurmë, mbajeni iPhone pranë gojës, por mos flisni direkt në pjesën e
poshtme të telefonit. Vazhdoni të flisni qartë dhe natyrshëm. Prekni kur të mbaroni.
Mund të provoni gjithashtu të mbani iPhone te veshi për të folur me Siri-n.
Lidhja me rrjetin
Siri mund t'ju thotë se ka probleme të lidhet me rrjetin. Duke qenë se Siri mbështetet te serverët
e Apple për njohjen e zërit dhe shërbime të tjera, ju nevojitet një lidhje e mirë celulare 3G ose 4G,
ose lidhje Wi-Fi me internetin.