Diktimi
Kur Siri është e aktivizuar, ju mundet gjithashtu të diktoni tekst. Shikoni “Diktimi” në faqen 28.
Megjithëse mund të kompozoni email, mesazh teksti dhe tekst tjetër duke i folur direkt me Siri-n,
mund të preferoni diktimin. Diktimi ju lejon të editoni një mesazh në vend që të zëvendësoni
të gjithë tekstin. Diktimi ju jep gjithashtu më shumë kohë për të menduar gjatë kohës që
kompozoni.
Kur bëni pauzë, Siri mendon se keni mbaruar së foluri për momentin, dhe përfiton nga rasti për
t'u përgjigjur. Megjithëse kjo ju lejon të kryeni një bisedë më të natyrshme me Siri-n, Siri mund
t'ju ndërpresë përpara se të keni mbaruar, sepse keni ndaluar një moment për t'u menduar. Me
diktimin, ju mund të bëni pauzë sa herë të doni, dhe të rinisni të folurën kur të jeni gati.
Ju mund të filloni gjithashtu kompozimin e tekstit duke përdorur Siri-n, më pas të vazhdoni duke
përdorur diktimin. Për shembull, mund të krijoni një email me Siri-n, më pas prekni draftin për
të hapur mesazhin në aplikacionin Mail. Te aplikacioni Mail, mund të përfundoni ose redaktoni
mesazhin dhe të bëni ndryshime të tjera, si p.sh. shtimin ose heqjen e marrësve, ndryshimin e
subjektit, ose ndryshimin e llogarisë nga e cila po dërgoni emailin.
57
Kapitulli 4
Siri