iPhone - Çfarë është Siri?

background image

Çfarë është Siri?

Siri është asistentja inteligjente personale që ju ndihmon të përdorni telefonin vetëm duke folur.
Siri e kupton të folurën normale, prandaj nuk duhet të mësoni komanda specifike ose të kujtoni
fjalë kyçe të caktuara. Ju mund të bëni kërkesa në mënyra të ndryshme. Për shembull, mund të
thoni “Set the alarm for 6:30 a.m.” ose “Wake me at 6:30 in the morning.” Në të dyja mënyrat, Siri e
kupton.

Siri ju lejon të shkruani dhe dërgoni mesazhe, të programoni mbledhjet, të kryeni telefonata, të
merrni drejtime, të vendosni një kujtues, të kërkoni në internet, dhe shumë më tepër! Thjesht duke
folur normalisht. Siri e kupton atë që thoni dhe e di se çfarë doni të thoni. Siri ju kthen përgjigje
për t'ju lejuar të kuptoni se çfarë ju dëgjoi të thoni, dhe ju drejton pyetje nëse ka nevojë për
qartësime ose më shumë informacion. Ngjan shumë si të bisedosh me një person.

Për shembull, pyesni “Any good burger joints around here?” dhe Siri mund të përgjigjet “I found
a number of burger restaurants near you.” Nëse thoni “Hmm. How about tacos,” Sirit i kujtohet se
sapo keni pyetur për restorantet dhe më pas kërkon restorante meksikane në zonë.

Përveç fuqisë së brendshme përpunuese të iPhone, Siri përdor qendrat e të dhënave të Apple për
të kuptuar atë që thoni dhe ju kthen shpejt një përgjigje. Siri përdor gjithashtu informacion nga
kontaktet tuaja, biblioteka muzikore, kalendarët, kujtuesit e të tjera, për të kuptuar se për çfarë po
flisni.

Siri funksionon me shumicën e aplikacioneve të integruara në iPhone 4S, dhe ka inteligjencë të
mjaftueshme për të kuptuar se cilin aplikacion të përdorë për një kërkesë të caktuar. Siri përdor
gjithashtu Search dhe Location Services për t'ju ndihmuar me kërkesat.

Ka kaq shumë gjëra që mund t'i thoni Siri-t! Ja disa shembuj, si fillim:

Call Joe

Â

Set the timer for 30 minutes

Â

How far to the nearest Apple store?

Â

Is it going to rain tomorrow?

Â

Shënim: Siri është e disponueshme vetëm te iPhone 4S dhe kërkon akses në Internet përmes një
lidhjeje celulare ose Wi-Fi. Siri mund të mos jetë e disponueshme në të gjitha gjuhët ose në të
gjitha zonat, dhe veçoritë mund të variojnë sipas zonës. Mund të zbatohen tarifa roaming për të
dhënat celulare.

40