Hyrja në rrjetet Wi-Fi
Cilësimet Wi-Fi përcaktojnë nëse iPhone përdor rrjete lokale Wi-Fi për t'u lidhur me internetin. Kur
iPhone hyn në një rrjet Wi-Fi, ikona Wi-Fi në shiritin e gjendjes në krye të ekranit tregon forcën
e sinjalit. Sa më shumë vija të shihni, aq më i fortë është sinjali. Nëse nuk ka asnjë rrjet Wi-Fi të
disponueshëm ose nëse e keni çaktivizuar Wi-Fi, atëherë iPhone lidhet me internetin nëpërmjet
rrjetit të të dhënave celulare, kur disponohet
Pasi hyni në një rrjet Wi-Fi, iPhone lidhet automatikisht me të sa herë që rrjeti është brenda rrezes.
Nëse brenda rrezes ka më shumë se një rrjet që keni përdorur më parë, iPhone lidhet me atë që
është përdorur i fundit.
Ju mund të përdorni gjithashtu iPhone për të konfiguruar një stacion të ri bazë AirPort që ofron
shërbime Wi-Fi në shtëpi ose në zyrë. Shikoni “Konfigurimi i një stacioni bazë AirPort” në faqen 169.
Aktivizimi ose çaktivizimi i Wi-Fi: Shkoni te Settings > Wi-Fi.
168
Caktimi i iPhone për t'ju kërkuar
nëse doni të hyni në rrjet të ri:
Shkoni te Settings > Wi-Fi dhe aktivizoni ose çaktivizoni “Ask to Join
Networks”.
Nëse “Ask to Join Networks” është çaktivizuar, duhet të hyni në rrjet
manualisht për t'u lidhur me internetin kur nuk disponohet një rrjet i
përdorur më parë.
Heqja e rrjetit nga kujtesa, në
mënyrë që iPhone të mos lidhet
me të
Shkoni te Settings > Wi-Fi dhe prekni
në krah të rrjetit ku keni hyrë më
parë. Pastaj prekni “Forget this Network.”
Hyrja në rrjet Wi-Fi të mbyllur
Për të hyrë në rrjet Wi-Fi që nuk shfaqet në listën e rrjeteve të kërkuara,
shkoni te Settings > Wi-Fi > Other, pastaj futni emrin e rrjetit.
Duhet ta dini që më parë emrin e rrjetit, fjalëkalimin dhe llojin e sigurisë për
t'u lidhur me një rrjet të mbyllur.
Përshtatja e cilësimeve për lidhje
me rrjet Wi-Fi
Shkoni te Settings > Wi-Fi dhe prekni
në krah të një rrjeti. Ju mund të
vendosni një server përfaqësues HTTP, të përcaktoni cilësime statike rrjeti,
të aktivizoni BootP, ose të rinovoni cilësimet e ofruara nga një server DHCP.
Konfigurimi i një stacioni bazë AirPort
Një stacion bazë AirPort ofron lidhje Wi-Fi për shtëpinë tuaj, shkollën, ose një rrjet të vogël biznesi.
Ju mund të përdorni iPhone të konfigurojë një stacion bazë AirPort Express, AirPort Extreme ose
Time Capsule të ri.
Përdorimi i AirPort Setup Assistant: Shkoni te Settings > Wi-Fi. Te “Set up an AirPort base station”,
prekni emrin e stacionit bazë që dëshironi të konfiguroni. Më pas ndiqni udhëzimet që shfaqen në
ekran.
Disa stacione bazë më të vjetra AirPort nuk mund të konfigurohen duke përdorur një pajisje iOS.
Për udhëzime të konfigurimit, shihni dokumentacionin që keni marrë me stacionin bazë.
Nëse stacioni bazë që dëshironi të konfiguroni nuk është i renditur, sigurohuni që të ketë rrymë,
që jeni brenda fushës së mbulimit, dhe që nuk është konfiguruar tashmë. Ju mund të konfiguroni
stacione bazë që janë të reja ose që janë rikthyer në parametrat fillestarë.
Nëse stacioni juaj bazë AirPort është i konfiguruar, aplikacioni AirPort Utility nga App Store ju lejon
të ndryshoni cilësimet dhe të monitoroni statusin e tij në iPhone.