iPhone - Notifications

background image

Notifications

Njoftimet e detyrueshme shfaqen në Notification Center dhe ju njoftojnë rreth informacioneve të
reja, edhe kur një aplikacion nuk është duke u ekzekutuar. Njoftimet ndryshojnë sipas aplikacionit,
por mund të përmbajnë njoftime me tekst ose me zë dhe një pullë me numër mbi ikonën e
aplikacionit në ekranin kryesor.

Ju mund t'i aktivizoni ose çaktivizoni njoftimet nëse nuk dëshironi të njoftoheni, dhe mund të
ndryshoni rendin e shfaqjes së njoftimeve.
Aktivizimi ose çaktivizimi i njoftimeve: Shkoni te Settings > Notifications. Prekni një artikull nga
lista, më pas aktivizoni ose çaktivizoni njoftimet për atë artikull.
Aplikacionet që kanë të aktivizuar ose çaktivizuar njoftimet tregohen në listën “Not In Notification
Center”.

169

Kapitulli 32

Settings

background image

Ndryshimi i numrave të njoftimeve Shkoni te Settings > Notifications, më pas zgjidhni një artikull në listën In

Notification Center. Prekni Show për të caktuar sa njoftime të këtij lloji të
shfaqen në Notification Center.

Ndryshimi i mënyrave të njoftimeve Shkoni te Settings > Notifications, më pas zgjidhni një artikull nga lista In

Notification Center. Zgjidhni një mënyrë njoftimi, ose zgjidhni None për të
çaktivizuar njoftimet dhe banerët. Notifications do të vazhdojë të shfaqet
në Notification Center.

Ndryshimi i rendit të njoftimeve

Shkoni te Settings > Notifications, më pas prekni Edit. Zvarrisni njoftimet në
rendin që dëshironi. Për të çaktivizuar një njoftim, zvarriteni në listën Not In
Notification Center.

Shfaqja e etiketave me numër mbi
aplikacionet me njoftime

Shkoni te Settings > Notifications, më pas zgjidhni një artikull nga lista In
Notification Center dhe aktivizoni ikonën Badge App.

Fshehja e njoftimeve kur iPhone
është i kyçur

Shkoni te Settings > Notifications, më pas zgjidhni një aplikacion nga lista
In Notification Center. Çaktivizoni “View in Lock Screen” për të fshehur
njoftimet nga aplikacioni kur iPhone është i kyçur.

Disa aplikacione kanë opsione shtesë. Për shembull, Messages ju lejon të specifikoni se sa herë
përsëriten sinjalet e njoftimit dhe nëse në njoftim shfaqen paraafishimet e mesazheve.

Location Services

Location Services u mundëson aplikacioneve si Reminders, Maps, Camera dhe aplikacioneve të
palëve të treta, që funksionojnë me bazë vendndodhjen, të mbledhin dhe të përdorin të dhëna
që tregojnë vendndodhjen tuaj. Të dhënat e vendndodhjes që mblidhen nga Apple nuk mblidhen
në formë të atillë që do t'ju identifikonte personalisht. Vendndodhja juaj e përafërt përcaktohet
duke përdorur informacionin e të dhënave të rrjetit celular, rrjetet lokale Wi-Fi (nëse keni aktivizuar
Wi-Fi) dhe GPS (mund të mos disponohet në të gjitha zonat). Për të kursyer baterinë, çaktivizoni
Location Services kur nuk e përdorni.

Kur një aplikacion është duke përdorur Location Services, shfaqet në shiritin e gjendjes.

Çdo aplikacion dhe shërbim sistemi që përdor Location Services shfaqet në ekranin e cilësimeve
të Location Services, duke treguar nëse Location Services është aktivizuar ose çaktivizuar për atë
aplikacion ose shërbim. Nëse nuk dëshironi të përdorni Location Services, mund ta çaktivizoni atë
për disa ose për të gjitha aplikacionet dhe shërbimet. Nëse çaktivizoni Location Services, do t'ju
kërkohet t'i riaktivizoni herën tjetër kur një aplikacion ose shërbim provon ta përdorë veçorinë.