iPhone - Modalitet avioni

background image

Modalitet avioni

Airplane mode (modaliteti i avionit) çaktivizon veçoritë me valë për të reduktuar ndërhyrjen e
mundshme në funksionimin e avionit dhe në pajisjet e tjera elektrike.
Aktivizimi i modalitetit të avionit: Shkoni te Settings dhe aktivizoni modalitetin e avionit.
Kur modaliteti i avionit është i aktivizuar, shfaqet në shiritin e gjendjes në pjesën e sipërme të
ekranit. Asnjë sinjal telefonik, Wi-Fi, ose Bluetooth nuk transmetohet nga iPhone dhe marrja GPS
çaktivizohet. Ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni aplikacionet ose veçoritë që varen nga këto
sinjale, siç është lidhja me internetin, kryerja ose marrja e telefonatave ose mesazheve, marrja e
postës vizuale, e kështu me radhë.
Nëse lejohet nga operatori i linjës ajrore dhe nga ligjet dhe rregulloret në fuqi, ju mund të
vazhdoni të dëgjoni muzikë, të shikoni video, të shfletoni emailin, kalendarin dhe të dhëna të tjera
që keni marrë më parë dhe të përdorni aplikacione që nuk kërkojnë lidhje interneti.
Nëse Wi-Fi disponohet dhe lejohet nga kompania ajrore dhe nga ligjet dhe rregulloret në zbatim,
mund ta riaktivizoni duke shkuar te Settings > Wi-Fi: Ju mund të aktivizoni BlueTooth te Settings >
General > BlueTooth.

Wi-Fi