Meloditë dhe çelësi Zile/Heshtje
Ju mund të vendosni iPhone që të luajë një tingull sa herë që merrni një mesazh të ri, email,
telefonatë, Tweet, postë zanore ose kujtues. Tingujt mund të luhen edhe për takimet, dërgimin e
një emaili, kërcitjet e tastierës, ose kur bllokoni iPhone.
171
Kapitulli 32
Settings
Kur caktohet në heshtje, iPhone nuk luan asnjë zile, njoftim ose efekt zanor. Megjithatë, ai luan
alarmet e orës dhe tinguj të tjerë.
Kalimi ndërmjet modalitetit të ziles dhe heshtjes: Ktheni çelësin Zile/Heshtje në pjesën anësore
të iPhone
Shënim: Në disa zona, efektet zanore për kamerën dhe shënimet zanore dëgjohen edhe kur çelësi
Zile/Heshtje është vendosur në heshtje.
Vendosja e dridhjes së iPhone kur
merrni thirrje
Shkoni te Settings > Sounds
Përshtatja e volumit të ziles dhe të
njoftimeve
Shkoni te Settings > Sounds dhe zvarrisni rrëshqitësin. Ose nëse aktivizohet
“Change with Buttons”, përdorni butonat e volumit anash iPhone.
Ndryshimi i volumit të tingujve të
tjerë
Përdorni butonat e volumit në anë të iPhone.
Caktimi i melodisë së ziles
Shkoni te Settings > Sounds > Ringtone.
Vendosja e tingujve të ziles dhe të
njoftimeve
Shkoni te Settings > Sounds dhe zgjidhni meloditë për artikujt në listë.