Veçoria Zoom
Shumë aplikacione të iPhoneju lejojnë të zmadhoni ose të zvogëloni elemente të veçanta. Për
shembull, ju mund të prekni dy herë ose të përdorni gjestin e cimbisjes për të zgjeruar kolonat e
faqes së internetit te Safari.
Zmadhimi është gjithashtu një veçori e veçantë i aksesueshmërisë që ju lejon të zmadhoni të
gjithë pamjen e aplikacionit që përdorni për t'ju ndihmuar të shihni gjithçka në ekran.
Ndërkohë që përdorni zmadhimin me një tastierë Apple me valë (shikoni “Përdorimi i një tastiere
Apple me valë” në faqen 28), imazhi në ekran ndjek pikën e futjes, duke e mbajtur atë në qendër
të ekranit.
Aktivizimi ose çaktivizimi i zmadhimit: Shkoni te Settings > General > Accessibility > Zoom. Ose,
përdorni Triple-click Home. Shikoni “Triple-click Home” në faqen 162.
Shënim: Ju nuk mund ta përdorni VoiceOver dhe Zoom në të njëjtën kohë.
Zmadhimi ose zvogëlimi
Prekni ekranin dy herë me tre gishta. Sipas parazgjedhjes, pamja
zmadhohet me 200 për qind. Nëse ju e ndryshoni zmadhimin manualisht
(duke përdorur gjestin prek-dhe-zvarrit, të përshkruar më poshtë), iPhone
rikthehet automatikisht në atë madhësi zmadhimi kur ju kryeni gjestin e
zmadhimit përmes prekjes së dyfishtë me tre gishta.
Rritja e zmadhimit
Me tre gishta, prekni dhe zvarritini ato drejt pjesës së sipërme (për ta
rritur zmadhimin) ose drejt pjesës së poshtme të ekranit (për ta zvogëluar
zmadhimin). Gjesti prek-dhe-zvarrit është i ngjashëm me prekjen e dyfishtë,
vetëm se ju nuk i ngrini gishtat në prekjen e dytë, por i zvarritni ato mbi
ekran. Pasi filloni zvarritjen, ju mund ta bëni këtë edhe me një gisht të
vetëm.
Zhvendosja nëpër ekran
Kur pamja është e zmadhuar, zvarritni ose lëvizni në ekran me tre gishta.
Pasi filloni zvarritjen, ju mund ta bëni këtë edhe me një gisht të vetëm,
kështu që mund të shihni më shumë në ekran. Mbajeni një gisht të vetëm
afër buzës së ekranit për t'u fokusuar në atë anë të pamjes së ekranit.
Zhvendoseni gishtin më afër buzës që të fokusoheni më shpejt. Kur ju
hapni një pamje të re, Zoom shkon gjithmonë në mes të ekranit.