Veçoria Custom Vibrations
Ju mund të caktoni mënyra të veçanta dridhjeje për telefonatat ose për thirrjet në FaceTime nga
kontakte të rëndësishme. Zgjidhni nga mënyrat ekzistuese ose krijoni një të re.
Aktivizoni dridhjet standarde: Shkoni te Settings > General > Accessibility > Custom Vibrations.
Zgjedhja e mënyrës së dridhjes për
një kontakt
Te Contacts, zgjidhni një kontakt, pastaj prekni "vibration". Nëse nuk shihni
dridhjen në informacionin e kontaktit, prekni Edit dhe shtojeni.
Krijimi i një mënyre të re dridhjeje
Nëse e keni redaktuar një kontakt, prekni “vibration” dhe më pas prekni
Create New Vibration. Gjithashtu mund të shkoni te Settings > Sounds >
Vibration > Create New Vibration.
Caktimi i një mënyre standarde si
të parazgjedhur
Shkoni te Settings > Sounds > Vibration dhe zgjidhni një mënyrë.