Mbështetja për TTY
Ju mund të përdorni një kabllo adaptuese iPhone për TTY (që shitet veç në shumë zona) për të
lidhur iPhone me një pajisje TTY. Shkoni te www.apple.com/store (mund të mos disponohet në të
gjitha zonat) ose kontaktoni me shitësin tuaj lokal të Apple.
Lidhja e iPhone me pajisje TTY: Shkoni te Settings > Phone dhe aktivizoni TTY dhe më pas lidhni
iPhone me pajisjen tuaj TTY duke përdorur adaptuesin iPhone për TTY.
Kur TTY është i aktivizuar në iPhone, ikona e TTY shfaqet në shiritin e gjendjes në pjesën
e sipërme të ekranit. Për informacione rreth përdorimit të një pajisjeje të veçantë TTY, shihni
dokumentacionin që shoqëron pajisjen.