iPhone - Përdorimi i iBookstore

background image

Përdorimi i iBookstore

Në aplikacionin iBooks, prekni Store për të hapur iBookstore. Nga aty, mund të shfletoni librat e
promovuar ose më të shiturit dhe mund të shfletoni libra sipas autorit ose temës. Kur gjeni një
libër që ju pëlqen, mund ta blini dhe ta shkarkoni.

Shënim: Disa veçori të iBookstore mund të mos disponohen në të gjitha zonat.
Blerja e një libri: Gjeni një libër që dëshironi, prekni çmimin, më pas prekni Buy Book, ose Get
Book nëse është falas.

Marrja e informacionit për një libër Ju mund të lexoni një përmbledhje të një libri, mund të lexoni kritika libri

dhe mund të shkarkoni një pjesë të librit para se ta blini. Pas blerjes së një
libri, mund të shkruani vetë një kritikë.

Shkarkimi i një blerjeje të
mëparshme

Prekni Purchased.
Ju mund të shkarkoni një artikull ndërkohë që shfletoni; thjesht prekni
Download aty ku zakonisht shikoni çmimin.

Shkarkimi automatik i blerjeve të
kryera në pajisje të tjera iOS dhe
kompjuterë.

Te Settings, zgjidhni Store, më pas aktivizoni llojet e blerjeve që dëshironi të
shkarkoni automatikisht.

146