iPhone - Rinisja ose rivendosja e iPhone

background image

Rinisja ose rivendosja e iPhone

Në rast se diçka nuk po funksionon në mënyrën e duhur, provoni rindezjen e iPhone, daljen me
forcë nga një aplikacion ose rivendosjen e iPhone.
Rindezja e iPhone: Shtypni dhe mbani shtypur butonin Ndezur/Fikur derisa të shfaqet rrëshqitësi
i kuq. Rrëshqitni gishtin tuaj përgjatë rrëshqitësit për të fikur iPhone. Për ta ndezur iPhone përsëri,
shtypni dhe mbani shtypur butonin Ndezje/Fikje derisa të shfaqet logoja e Apple.

Në rast se ju nuk mund ta fikni iPhone ose në rast se problemi vazhdon, juve mund t'ju nevojitet
ta rivendosni iPhone. Një rivendosje duhet të kryhet vetëm kur fikja dhe ndezja e iPhone nuk e
zgjidh problemin.
Detyrimi i mbylljes së një aplikacioni: Shtypni dhe mbani shtypur butonin Ndezje/Fikje për disa
sekonda derisa të shfaqet rrëshqitësi i kuq dhe më pas mbani shtypur butonin Home derisa
aplikacioni të largohet.
Gjithashtu mund të detyroni ndërprerjen e aplikacionit duke e hequr nga shiriti i kryerjes së
shumë detyrave. Shikoni “Hapja dhe ndërrimi mes aplikacioneve” në faqen 20.
Rivendosja e iPhone: Shtypni dhe mbani shtypur butonin Ndezje/Fikje dhe butonin Home në
të njëjtën kohë për të paktën dhjetë sekonda, derisa të shfaqet logoja e Apple.

Për më tepër propozime për zgjidhje të problemeve, shihni Shtojca B, “Mbështetja dhe
informacione të tjera,” në faqen 183.

39

Kapitulli 3

Elementaret