iPhone - Pastrimi i iPhone

background image

Pastrimi i iPhone

Pastrojeni menjëherë iPhone nëse bie në kontakt me ndotës që mund të shkaktojnë njolla, si
p.sh. bojëra, makijazh, papastërti, ushqime, vajra dhe locione. Për pastrimin e iPhone, shkëputni
të gjitha kabllot dhe fikeni iPhone (shtypni dhe mbani shtypur butonin Ndezje/Fikje dhe më
pas rrëshqitni rrëshqitësin mbi ekran). Mandej përdorni një copë të butë, të lagur lehtë, pa fije
liri. Shmangni lagështirën nga hapjet. Mos përdorni pastrues xhamash, pastrues orendish, ajër
të kompresuar, sprej me aerosol, solucione, alkool, amoniak ose lëndë gërryese për pastrimin e
iPhone. Mbulesa e përparme e iPhone 3GS dhe e mbulesave të parme dhe të pasme të iPhone
4S dhe iPhone 4 janë prej xhami dhe kanë veshje që largon vajin. Për pastruar këto sipërfaqe,
thjesht fshijini me një copë të butë pa fije liri. Aftësia që ka kjo veshje për të larguar vajin do të
dobësohet me kalimin e kohës në përdorim normal dhe fërkimi i ekranit me material të ashpër do
ta dobësojë edhe më shumë efektin e saj dhe mund të gërvishtë xhamin.

Për më shumë informacion rreth përdorimit të iPhone, shikoni iPhone Important Product
Information Guide
në faqen e internetit support.apple.com/sq_AL/manuals/iphone.