iPhone - Kufjet Apple me telekomandë dhe mikrofon

background image

Kufjet Apple me telekomandë dhe mikrofon

Kufjet Apple me telekomandë dhe mikrofon që vijnë së bashku me iPhone përmbajnë një
mikrofon, butona të volumit dhe një buton të integruar që ju mundëson të përgjigjeni dhe të
përfundoni thirrjet me lehtësi, si dhe të kontrolloni luajtjen audio-video.

Butoni qendror

Vendosni kufjet për të dëgjuar muzikë ose për të bërë telefonata. Shtypni butonin qendror për
të kontrolluar luajtjen e muzikës dhe për t'iu përgjigjur ose për të përfunduar thirrjet, edhe nëse
iPhone është bllokuar.

Vënia e këngës ose e videos në
pauzë

Shtypni butonin qendror. Shtypni sërish për të rifilluar luajtjen.

Kapërcimi në këngën vijuese

Shtypni shpejt dy herë butonin qendror.

Kthehuni në këngën e mëparshme

Shtypni shpejt tre herë butonin qendror.

Shpejt përpara

Shtypni shpejt dy herë butonin qendror dhe mbajeni shtypur.

Kthimi mbrapa

Shtypni shpejt tre herë butonin qendror dhe mbajeni shtypur.

Rregullimi i volumit

Shtypni butonin + ose –.

Përgjigjja thirrjeve në hyrje

Shtypni butonin qendror.

Përfundimi i thirrjes aktuale

Shtypni butonin qendror.

Refuzimi i thirrjeve në hyrje

Shtypni dhe mbani shtypur butonin qendror për rreth dy sekonda, pastaj
lëshojeni. Dy tinguj të dobët konfirmojnë se e refuzuat thirrjen.

Kalimi në thirrje të sapoardhur ose
në pritje dhe vendosja në pritje e
thirrjes aktuale

Shtypni butonin qendror. Shtypni sërish për t'iu kthyer thirrjes së parë.

Kalimi në thirrje të sapoardhur ose
në pritje dhe përfundimi i thirrjes
aktuale

Shtypni dhe mbani shtypur butonin qendror për rreth dy sekonda, pastaj
lëshojeni. Dy tinguj të dobët konfirmojnë se e përfunduat thirrjen e parë.

Përdorimi i Siri ose Voice Control

Shtypni dhe mbani shtypur butonin qendror. Shihni Kapitulli 4, “Siri,” në
faqen 40 ose “Programi Voice Control” në faqen 31.

Nëse merrni një thirrje ndërkohë që keni vënë kufjet, mund të dëgjoni rënien e ziles si në kufje
ashtu dhe në altoparlantët e iPhone.

AirPlay