Kërkimi në iPhone: Kthimi në ekranin Search: (Nga ekrani i parë kryesor, lëvizni djathtas ose
shtypni butonin Home .) Futni tekstin në fushën Search.
Rezultatet e kërkimit shfaqen ndërsa shkruani. Prekni një objekt në listë për ta hapur. Prekni
Search për të larguar tastierën dhe për të parë më shumë rezultate.
Ikonat në krah të rezultateve të kërkimit tregojnë se nga cili aplikacion janë rezultatet.
iPhone mund të shfaqë një listë gjetjesh kryesore për ju, në bazë të kërkimeve të mëparshme.
Rezultatet e kërkimit në Safari përfshijnë opsione për të kërkuar në internet ose për të kërkuar në
Wikipedia.
Aplikacionet
Çfarë u kërkua
Aplikacioni Contacts
Emri, mbiemri dhe emri i kompanisë
Fushat To, From dhe Subject dhe mesazhet e të gjitha llogarive
Aplikacioni Calendar
Titujt, të ftuarit, vendndodhjet dhe shënimet e ngjarjeve
Music
Muzika (emrat e këngëve, artistët dhe albumet) dhe titujt e podcast-ve,
videove dhe librave audio
Messages
Emrat dhe tekstet e mesazheve
Aplikacioni Notes
Teksti i shënimeve
Reminders
Titles
Programi Search kërkon gjithashtu emrat e aplikacioneve origjinale si dhe atyre të instaluara në
iPhone, kështu që nëse keni shumë aplikacione, mund të përdorni Search-in për të gjetur dhe për
të hapur aplikacione.
Hapja e aplikacioneve nga Search
Futni emrin e aplikacionit, pastaj prekni për të hapur aplikacionin
drejtpërdrejt nga rezultatet e kërkimit.
Përdorni cilësimin Spotlight Search për të specifikuar se cilat përmbajtje duhen kërkuar, si dhe
radhën në të cilën duhen paraqitur rezultatet. Shihni “Spotlight Search” në faqen 175.
30
Kapitulli 3
Elementaret