Shënim: Aktivizoni Siri te Settings > General > Siri. Diktimi është i disponueshëm vetëm te iPhone
4S dhe kërkon akses në Internet përmes një lidhjeje celulare ose Wi-Fi. Diktimi mund të mos jetë
i disponueshëm në të gjitha gjuhët ose në të gjitha zonat, dhe veçoritë mund të variojnë sipas
zonës. Mund të zbatohen tarifa roaming për të dhënat celulare.
Diktimi i tekstit: Prekni në tastierë. Prekni Done kur të mbaroni.
Prekni për të filluar
Këto shfaqen kur Siri
krijon tekst nga diktimi
juaj.
Për të shtuar tekst, prekni sërish dhe vazhdoni diktimin.
Ju mund ta përdorni diktimin për të futur një fjalë ose për të zëvendësuar tekstin e përzgjedhur.
Vendosni pikën e futjes ku dëshironi më shumë tekst, ose zgjidhni tekstin që do të zëvendësoni,
më pas prekni dhe diktoni. Për të ndryshuar një fjalë, prekni dy herë fjalën për ta përzgjedhur,
prekni , më pas thoni fjalën që dëshironi.
Ju mund ta çoni iPhone te veshi për të filluar diktimin, në vend që të prekni në tastierë. Për të
përfunduar, lëvizeni iPhone poshtë përpara jush.
Shtimi i një shenje pikësimi: Thoni shenjën e pikësimit.
Për shembull, “Dear Mary comma the check is in the mail exclamation mark” rezulton në “Dear
Mary, the check is in the mail!”
28
Kapitulli 3
Elementaret
Printimi
AirPrint
AirPrint ju mundëson të printoni me valë në printerë që mbështesin AirPrint. Ju mund të printoni
nga:
Mail—mesazhe emaili dhe bashkëngjitje që mund të shikohen në Quick Look
Â
Photos dhe Camera—foto
Â
Safari—faqe interneti, PDF dhe bashkëngjitje të tjera që mund të shikohen në Quick Look
Â
iBooks—PDF
Â
Maps—pamjen e hartës që tregohet në ekran
Â
Notes—shënimin që shfaqet aktualisht
Â
AirPrint mund të mbështesin dhe aplikacione të tjera që disponohen në App Store.
Një printer që mbështet teknologjinë AirPrint nuk ka nevojë për konfigurim—thjesht lidheni
me të njëjtin rrjet Wi-Fi si iPhone. Për më shumë informacion, shkoni te support.apple.com/kb/
HT4356.