Bateria
iPhone ka një bateri të brendshme të ringarkueshme.
Ngarkimi i baterisë
PARALAJMËRIM:
Për informacion të rëndësishëm rreth ngarkimit të iPhone, shihni Udhëzuesin e
rëndësishëm të informacionit mbi produktin në support.apple.com/sq_AL/manuals/iphone.
Ikona e baterisë në këndin e djathtë lart tregon nivelin e baterisë ose gjendjen e ngarkimit. Mund
të shfaqni edhe përqindjen e ngarkesës së baterisë. Shkoni te Settings > General > Usage dhe
aktivizoni cilësimin te Battery Usage.
Duke ngarkuar
Ngarkuar
Ngarkimi i baterisë: Futni iPhone në prizë duke përdorur kabllon platformëbashkues-USB dhe
përshtatësin e rrymës USB.
Shënim: Lidhja e iPhone me një dalje me rrymë mund të nisë rezervimin iCloud ose sinkronizimin
me valë të iTunes. Shikoni “Rezervimi i iPhone” në faqen 183 dhe “Sinkronizimi me iTunes” në
faqen 18.
Ngarkimi i baterisë dhe sinkronizimi i iPhone: Lidhni iPhone me kompjuterin duke përdorur
kabllon platformëbashkues-USB. Ose lidheni iPhone me kompjuterin duke përdorur kabllon e
përfshirë dhe platformën, që disponohen veçmas.
36
Kapitulli 3
Elementaret
Përveç rasteve kur tastiera ka portë USB 2.0 me ushqim të lartë, duhet ta lidhni iPhone me portën
USB 2.0 të kompjuterit.
E rëndësishme:
Bateria e iPhone mund të bjerë në vend që të ngarkohet, nëse iPhone lidhet me
një kompjuter që është i fikur ose në modalitet pritjeje.
Nëse e ngarkoni baterinë ndërkohë që sinkronizoni ose që përdorni iPhone, ngarkimi mund të
marrë më shumë.
E rëndësishme:
Nëse iPhone nuk ka shumë rrymë, mund të shfaqë një nga figurat e mëposhtme
për të treguar se iPhone duhet të ngarkohet për të paktën dhjetë minuta përpara se ta përdorni.
Nëse iPhone nuk ka shumë rrymë, ekrani mund të fiket për deri në dy minuta përpara se të
shfaqet një nga figurat e rënies së baterisë.
ose
Zgjatja e jetëgjatësisë së baterisë
iPhone përdor bateri me jone litiumi. Për të mësuar më shumë rreth zgjatjes së jetëgjatësisë së
baterisë të iPhone, shkoni te www.apple.com/batteries.
Zëvendësimi i baterisë
Bateritë e ringarkueshme kanë një numër të kufizuar ciklesh ngarkimi dhe eventualisht do të
duhet të zëvendësohen. Bateria e iPhone nuk është e zëvendësueshme nga përdoruesi; mund të
zëvendësohet vetëm nga ofruesi i autorizuar i shërbimit. Për më shumë informacion shkoni në
www.apple.com/al/batteries/replacements.html.