Stërvitja me Nike + iPod
Pasi të keni aktivizuar Nike + iPod dhe të keni futur sensorin e Nike + iPod Sensor në atletet Nike+,
ju jeni gati të grumbulloni të dhënat stërvitore.
E rëndësishme:
Përpara se të nisni një program stërvitjeje, ju duhet të konsultoheni me një mjek
dhe të kryeni një kontroll të plotë mjekësor. Bëni ushtrime nxehjeje ose tendosjeje përpara se
të filloni stërvitjen. Tregohuni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm gjatë stërvitjes. Ngadalësoni,
nëse është e nevojshme, përpara se të rregulloni pajisjen tuaj gjatë vrapimit. Ndaloni menjëherë
ushtrimin nëse ndieni dhimbje, ose ndiheni të trullosur, të këputur, ose nuk mbusheni me frymë.
Duke kryer stërvitje, ju merrni përsipër rreziqet si pasojë e ushtrimeve fizike, duke përfshirë çdo
lëndim që mund të jetë si rezultat i këtij aktiviteti.
Stërvitja me përdorimin e Nike + iPod: Hapni Nike + iPod, prekni Workouts, dhe zgjidhni një
seancë stërvitore. Grumbullimi i të dhënave vazhdon ndërkohë që iPhone është në gjendje të
fjetur.
Ndërprerja ose rifillimi i stërvitjes
Nëse ndërpritet stërvitja, zgjojeni iPhone dhe prekni në ekranin e
bllokimit. Prekni kur të jeni gati për të filluar.
Përfundimi i stërvitjes
Zgjojeni iPhone, prekni , më pas prekni End Workout.
Ndryshimi i cilësimeve stërvitore
Shkoni te Settings > Nike + iPod.
Kalibrimi i Nike + iPod