
Lidhja e një sensori
Nike + iPod i bazon të dhënat e tij stërvitore te një sinjal që merr nga një sensor (i cili shitet
veçmas) të cilin ju ia bashkëngjisni këpucës. Herën e parë që ju nisni një seancë stërvitjeje, ju
kërkohet të aktivizoni sensorin tuaj, i cili lidh automatikisht sensorin me iPhone. Ju mund të
përdorni gjithashtu cilësimet e Nike + iPod për të lidhur një sensor me iPhone.
Nike + iPod mund të lidhet vetëm te një sensor në çdo herë. Për të përdorur një sensor të
ndryshëm, përdorni cilësimet e Nike + iPod për të lidhur me sensorin e ri.
144

Lidhja e sensorit tuaj me iPhone: Bashkëngjitjani sensorin këpucës suaj, më pas shkoni te
Settings > Nike + iPod > Sensor.
Lidhja me një sensor tjetër me
iPhone
Shkoni te Settings > Nike + iPod > Sensor dhe prekni Link New.