Mbi Compass
Busulla e integruar tregon drejtimin që ka përballë iPhone juaj si dhe koordinatat gjeografike të
vendndodhjes suaj aktuale. Ju mund të zgjidhni që busulla të drejtohet nga veriu magnetik ose
nga veriu i vërtetë.
E rëndësishme:
Saktësia e busullës mund të ndikohet nga interferencat magnetike apo mjedisore;
edhe magnetet në kufjet e iPhone mund të shkaktojnë devijim. Përdorni busullën dixhitale vetëm
për ndihmë elementare në navigim, dhe mos u mbështesni te ajo për të përcaktuar vendndodhje
të saktë, distancë apo drejtim.
Nëse Location Services është i çaktivizuar kur ju hapni busullën, juve mund t'ju kërkohet që ta
aktivizoni atë. Ju mund ta përdorni busullën pa aktivizuar Location Services. Shikoni “Location
Services” në faqen 170.
Zgjidhni leximin Magnetic
ose True.
Vendndodhja aktuale
Drejtimi nga
tregon iPhone
Tregoni vendndodhjen tuaj aktuale në Maps.
Kalibrimi i busullës