iPhone - Shikimi i filmave me qira

background image

Shikimi i filmave me qira

Mund të merrni filma me qira nga iTunes Store dhe t'i shikoni në iPhone. Mund të shkarkoni
filma me qira drejtpërdrejt në iPhone, ose të transferoni filma nga iTunes i kompjuterit në iPhone.
(Filmat me qira mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha zonat.)

Filmat e marrë me qira skadojnë dhe pasi filloni t'i shihni keni një kohë të kufizuar për t'i
përfunduar. Koha e mbetur shfaqet pranë titullit. Artikujt e marrë me qira hiqen kur skadojnë.
Përpara se të merrni me qira filma, kontrolloni iTunes Store për kohëzgjatjen e qiramarrjes. Për
informacion, shikoni “Blerja ose marrja e videove me qira” në faqen 122.
Shikimi i një filmi me qira: Prekni videon që doni të shikoni. Nëse nuk e shihni videon në listë, ajo
mund të jetë duke u shkarkuar ende.
Transferimi i filmave me qira në iPhone: Lidhni iPhone me kompjuterin tuaj. Më pas zgjidhni
iPhone në shiritin anësor të iTunes, klikoni Movies, dhe zgjidhni filmat e marrë me qira që
dëshironi të transferoni. Kompjuteri duhet të jetë i lidhur me internetin. Filmat e marrë me qira në
iPhone nuk mund të transferohen në një kompjuter.

Në iPhone 3GS, mund të transferoni filmat me qira midis iPhone dhe kompjuterit. Në iPhone 4,
mund të transferoni filmat me qira midis iPhone dhe kompjuterit vetëm nëse janë marrë me qira
në iTunes e kompjuterit tuaj.