Kontaktet e unifikuara
Kur i sinkronizoni kontaktet me shumë llogari, ju mund të keni regjistrime për të njëjtin person në
më shumë se një llogari. Në mënyrë që kontaktet e tepërta të mos shfaqen në listën All Contacts,
kontaktet nga llogari të ndryshme që kanë të njëjtin emër lidhen me njëri-tjetrin dhe afishohen si
një kontakt i unifikuar. Kur ju shikoni një kontakt të unifikuar, titulli Unified Info shfaqet në krye të
ekranit.
Lidhja e një kontakti: Prekni Edit, më pas prekni dhe zgjidhni një kontakt.
Nëse i lidhni kontaktet me emra ose mbiemra të ndryshëm, emrat e kontakteve individuale nuk
do të ndryshojnë, por në kartën e unifikuar shfaqet vetëm një emër. Për të zgjedhur se cili emër
duhet të shfaqet kur shikoni kartën e unifikuar, prekni kartën e lidhur me emrin që preferoni dhe
pastaj prekni Use This Name For Unified Card.
Shikimi i informacionit të kontaktit
nga një llogari burim
Prekni një nga llogaritë burim të informacionit.
Ndarja e lidhjes së një kontakti
Prekni Edit, prekni
, dhe pastaj prekni Unlink.
Kontaktet e lidhur nuk bashkohen me njëri-tjetrin. Nëse ju ndryshoni ose shtoni informacionin
në një kontakt të unifikuar, ndryshimet kopjohen në çdo llogari burim ku informacioni ekziston
tashmë.