Ju mund të kërkoni titujt dhe emrin, mbiemrin dhe emrin e kompanisë te kontaktet tuaja në
iPhone. Nëse keni një llogari Microsoft Exchange, një llogari LDAP, ose një llogari CardDAV, ju
mund t'i kërkoni edhe ato kontakte.
Kërkimi i kontakteve: Te Contacts, prekni fushën e kërkimit në krye të çdo liste kontaktesh dhe
futni kërkimin tuaj.
Kërkimi në një GAL
Prekni Groups, prekni Directories në fund të listës dhe pastaj futni kërkimin
tuaj.
Kërkimi në një server LDAP
Prekni Groups, prekni emrin e serverit LDAP dhe pastaj futni kërkimin tuaj.
Kërkimi në një server CardDAV
Prekni Groups, prekni grupin që mund të kërkohet në CardDAV në fund të
listës dhe pastaj futni kërkimin tuaj.
Ruani informacionin e kontaktit
nga një server GAL, LDAP, ose
CardDAV
Kërkoni kontaktin që dëshironi të shtoni, më pas prekni Add Contact.
Contacts mund të gjendet përmes kërkimeve nga ekrani Home. Shikoni “Kërkimi” në faqen 30.