Gjetja dhe shkarkimi i aplikacioneve
Shfletoni artikujt e promovuar për të parë aplikacione të reja, të veçanta apo të rekomanduara,
ose shfletoni Top 25 për të parë aplikacionet më të përdorura. Për të kërkuar një aplikacion
konkret, përdorni Search.
Shfletimi i App Store: Prekni Featured, Categories, ose Top 25.
127
Shfletimi me Genius
Prekni Genius për të parë një listë të aplikacioneve të rekomanduara, në
bazë të asaj që keni tashmë në koleksionin tuaj të aplikacioneve. Për të
aktivizuar Genius, ndiqni udhëzimet në ekran. Genius është një shërbim
falas, por kërkon ID të Apple.
Kërkimi për aplikacione
Prekni Search, prekni fushën e kërkimit dhe futni një ose më tepër fjalë, më
pas prekni Search.
Marrja e vlerësimeve dhe leximi i
komenteve
Prekni Ratings pranë fundit të ekranit Info të aplikacionit. Ju mund të
vlerësoni dhe komentoni aplikacionet që keni shkarkuar.
Dërgimi me e-mail i lidhjes për në
faqen Info të aplikacionit në iTunes
Prekni “Tell a Friend” pranë fundit të ekranit Info të aplikacionit.
Dërgimi i aplikacionit si dhuratë
për dikë
Prekni “Gift This App” pranë fundit të ekranit Info të aplikacionit, pastaj
ndiqni udhëzimet në ekran.
Raportimi i një problemi
Prekni “Report a Problem” pranë fundit të ekranit Info të aplikacionit.
Zgjidhni një problem nga lista ose shtypni komentet fakultative, më pas
prekni Report.
Blerja dhe shkarkimi i një
aplikacioni
Prekni çmimin (ose prekni Free), më pas prekni Buy Now.
Nëse e keni blerë tashmë aplikacionin, në ekranin Info shfaqet “Install” në
vend të çmimit. Juve nuk do t'ju kërkohet pagesë nëse e shkarkoni atë
sërish.
Paguani me një kartë ose kod
dhuratë
Prekni Redeem pranë fundit të ekranit Featured, më pas ndiqni udhëzimet
në ekran.
Shikimi i gjendjes së shkarkimeve
Ndërkohë që shkarkohet një aplikacion, ikona e tij shfaqet në ekranin Home
me një tregues të ecurisë.
Shkarkimi i një blerjeje të
mëparshme
Prekni Purchased.
Ju mund të shkarkoni një artikull ndërkohë që shfletoni; thjesht prekni
Download aty ku zakonisht shikoni çmimin.
Shkarkimi automatik i blerjeve të
kryera në pajisje të tjera
Shkoni te Settings > Store, më pas aktivizoni llojet e blerjeve që dëshironi të
shkarkoni automatikisht.
Përditësimi i një aplikacioni
Në fund të ekranit Info të aplikacionit, prekni Updates dhe ndiqni
udhëzimet në ekran.