
Transmetimi ose shkarkimi i podkasteve
Ju mund të dëgjoni podkaste audio ose të shikoni podkaste video të transmetuara në Internet
nga iTunes Store. Ju gjithashtu mund të shkarkoni podkaste audio dhe video.
Transmetimi i një podkasti: Prekni Podcasts (në fillim prekni More, nëse Podcasts nuk duket) për
të shfletuar podkastet në iTunes Store.
Podkastet video tregohen nga një ikonë video .
Shkarkimi i një podkasti:
Prekni butonin Free, pastaj prekni Download. Podkastet e shkarkuara
shfaqen në listën Podcasts.
Dëgjimi ose shikimi i një podkasti
që keni shkarkuar
Në Music, prekni Podcasts (në fillim prekni More, nëse Podcasts nuk duket),
pastaj prekni podkastin. Podcast-et video shfaqen gjithashtu në listën tuaj
të videove.
Marrja e më shumë episodeve të
podkasteve që keni shkarkuar
Në listën Podcasts në Music, prekni podkastin, pastaj prekni Get More
Episodes.
Heqja e një podkasti
Në listën Podcasts në Music, lëvizni majtas ose djathtas mbi podkast, pastaj
prekni Delete.