Ndjekja e artistëve dhe miqve
Përdorni Ping për t'u lidhur me më të apasionuarit e muzikës në botë. Ndiqni artistët e preferuar
për të mësuar rreth këngëve të reja dhe koncerteve dhe turneve të ardhshëm, merrni një
këndvështrim nga brenda nëpërmjet fotografive dhe videove të tyre dhe mësoni rreth ndikimeve
të tyre muzikore. Lexoni komentet e miqve rreth muzikës që dëgjojnë dhe shikoni se çfarë blejnë
dhe se në cilat koncerte planifikojnë që të marrin pjesë. Shprehni pëlqimet tuaja muzikore dhe
publikoni komente edhe për ndjekësit tuaj.
Për të krijuar dhe për të eksploruar lidhjet muzikore, fillimisht krijoni një profil.
Krijimi i profilit tuaj Ping: Hapni aplikacionin e iTunes në kompjuterin tuaj Mac ose PC, klikoni
Ping dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
122
Kapitulli 21
iTunes Store
Prekni Ping (nëse Ping nuk është i dukshëm, prekni në fillim More), më pas eksploroni Ping. Ju
mund të bëni veprimet e mëposhtme:
Ndiqni një artist
Prekni Follow në faqen e profilit të tyre.
Ndiqni një mik
Kur ndiqni dikë, nuk është e thënë që edhe ata t'ju ndjekin ju. Në profilin
tuaj mund të zgjidhni që të pranoni ose të refuzoni kërkesat për t'ju ndjekur
kur ato vijnë ose thjesht pranoni të gjithë ndjekësit e rinj pa i shqyrtuar.
Ndani mendimin tuaj
Ndërkohë që shfletoni albume dhe këngë, prekni Post për të komentuar
për një pjesë muzikore ose prekni Like, thjesht për të treguar që ju pëlqen.
Miqtë do të shohin komentet tuaja në treguesin e aktiviteteve të Ping
Activity.
Ndani planet për koncerte
Prekni Concerts në faqen tuaj të profilit për të parë koncertet e ardhshme
nga artistët që ndiqni dhe për të parë se cilët nga miqtë tuaj do të shkojnë
në koncert. Prekni Tickets për të blerë biletën tuaj ose prekni I’m Going që
të tjerët ta dinë se do të jeni atje. (Nuk është i disponueshëm në të gjitha
zonat.)