iPhone - Sinkronizimi me iTunes

background image

Sinkronizimi me iTunes

Sinkronizimi me iTunes kopjon informacion nga një kompjuter në iPhone dhe anasjellas. Ju mund
të sinkronizoni duke lidhur iPhone me kompjuterin tuaj duke përdorur platformën e lidhjes me
kabllo USB, ose mund të konfiguroni që iTunes të sinkronizojë me valë duke përdorur Wi-Fi. Ju
mund të konfiguroni iTunes që të sinkronizojë muzikë, foto, video, podkaste, aplikacione dhe
më tepër. Për informacion mbi sinkronizimin e iPhone me një kompjuter, hapni iTunes më pas
zgjidhni iTunes Help nga menyja Help.
Konfigurimi i sinkronizimit me valë të iTunes: Lidhni iPhone me kompjuterin duke përdorur
kabllon platformëbashkues-USB. Në iTunes, aktivizoni “Sync over Wi-Fi connection” në panelin
Summary të pajisjes.

Kur aktivizohet sinkronizimi me Wi-Fi, iPhone sinkronizohet automatikisht çdo ditë. iPhone duhet
të jetë i lidhur me një burim rryme, si iPhone ashtu edhe kompjuteri juaj duhet të jenë në të
njëjtin rrjet pa valë dhe iTunes duhet të hapet nga kompjuteri juaj. Për më shumë informacion,
shikoni “iTunes Wi-Fi Sync” në faqen 175.

Këshilla për sinkronizimin me iTunes

Nëse përdorni iCloud për të ruajtur kontaktet, kalendarët, faqeshënuesit dhe shënimet tuaja,

Â

mos i sinkronizoni ato në pajisjen tuaj duke përdorur edhe iTunes.
Blerjet që ju bëni në iPhone nga iTunes Store ose në App Store sinkronizohen me bibliotekën

Â

tuaj të iTunes. Ju gjithashtu mund të blini ose të shkarkoni përmbajtje dhe aplikacione nga
iTunes Store në kompjuterin tuaj dhe më pas t'i sinkronizoni ato në iPhone.
Në panelin Summary të pajisjes suaj ju mund të konfiguroni iTunes që të sinkronizojë

Â

automatikisht pajisjen tuaj kur lidhet me kompjuterin tuaj. Për ta anashkaluar këtë cilësim
përkohësisht, mbani shtypur Command dhe Option (Mac) ose Shift dhe Control (PC) derisa të
shihni të shfaqet në shiritin anësor iPhone.

18

Kapitulli 2

Fillimi

background image

Në panelin Summary të pajisjes, përzgjidhni “Encrypt

Â

“iPhone” backup” në rast se ju dëshironi të

enkriptoni informacionin e ruajtur në kompjuterin tuaj kur iTunes bën një kopje rezervë. Kopjet
rezervë të enkriptuara tregohen me anë të një ikone dryni, ku kërkohet një fjalëkalim për të
rikthyer rezervimin. Nëse nuk e përzgjidhni këtë opsion, fjalëkalimet (siç janë ato për llogaritë
e postës) nuk përfshihen në rezervim, dhe duhet të rifuten nëse përdorni rezervimin për të
restauruar pajisjen.
Në panelin Info të pajisjes, kur sinkronizoni llogaritë e postës, transferohen vetëm cilësimet

Â

nga kompjuteri te iPhone. Ndryshimet që ju bëni në një llogari emaili në iPhone nuk ndikojnë
llogarinë në kompjuterin tuaj.
Në panelin Info të pajisjes, klikoni Advanced për të zgjedhur opsionet që ju lejojnë të

Â

zëvendësoni informacionin në iPhone me informacionin nga kompjuteri juaj gjatë sinkronizimit
të radhës.
Në rast se ju dëgjoni pjesë të një podcast-i ose libri audio, vendi juaj në histori përfshihet në

Â

rast se ju sinkronizoni përmbajtjen me iTunes. Në rast se ju do të filloni të dëgjoni historinë në
iPhone, ju mund ta kapni (pjesën) aty ku a keni lënë, duke përdorur iTunes në kompjuterin tuaj
ose anasjelltas.
Në panelin Photo të pajisjes, ju mund të sinkronizoni foto dhe video nga një dosje në

Â

kompjuterin tuaj.

19

Kapitulli 2

Fillimi