iPhone - Menaxhimi i përmbajtjes në pajisjet tuaja iOS

background image

Menaxhimi i përmbajtjes në pajisjet tuaja iOS

Ju mund të transferoni informacion dhe skedarë mes pajisjeve tuaja iOS dhe kompjuterëve duke
përdorur iCloud ose iTunes.

Â

iCloud ruan përmbajtje si muzikën, fotot tuaja e më shumë, si dhe i shtyn ato me valë drejt
pajisjeve të tjera iOS dhe kompjuterëve tuaj, duke mbajtur çdo gjë të përditësuar. Shihni
“iCloud” më poshtë.

Â

iTunes sinkronizon muzikë, video, foto dhe më shumë, mes kompjuterit tuaj dhe iPhone.
Ndryshimet që bëni në një pajisje kopjohen te të tjerat kur sinkronizoni. Ju mund të përdorni
gjithashtu iTunes për të kopjuar një skedar në iPhone për përdorim me një aplikacion, ose për
të kopjuar një dokument që keni krijuar në iPhone në kompjuterin tuaj. Shikoni “Sinkronizimi
me iTunes” në faqen 18.

16

Kapitulli 2

Fillimi

background image

Ju mund të përdorni iCloud ose iTunes, ose të dyja, në varësi të nevojave tuaja. Për shembull, ju
mund të përdorni Photo Stream për të marrë automatikisht fotot që bëni me iPhone në pajisjet e
tjera, si dhe mund të përdorni iTunes për të sinkronizuar albume fotografike nga kompjuteri juaj
në iPhone.

Shënim: Ju nuk mund të sinkronizoni artikuj në panelin Info të iTunes (si p.sh. kontaktet,
kalendarët dhe shënimet) dhe të përdorni gjithashtu iCloud për ta mbajtur të përditësuar atë
informacion në pajisjet tuaja. Përndryshe, mund të rezultohet në të dhëna të dublikuara.

iCloud

iCloud ruan përmbajtjen tuaj përfshirë muzikën, fotot, kontaktet, kalendarët dhe dokumentet
e mbështetura. Përmbajtja e ruajtur në iCloud dërgohet me valë drejt pajisjeve të tjera iOS dhe
kompjuterëve tuaj të konfiguruar me të njëjtën llogari iCloud.

iCloud është e disponueshme në pajisjet iOS 5, në kompjuterët Mac që përdorin OS X Lion v10.7.2
ose version më të ri, dhe në kompjuterët PC me iCloud Control Panel për Windows (kërkohet
Windows Vista Service Pack 2 ose Windows 7).

Veçoritë e iCloud përfshijnë:

Â

iTunes in the Cloud—Shkarkoni falas në iPhone kur të dëshironi blerje të mëparshme muzike
dhe shfaqjesh televizive në iTunes.

Â

Apps and Books—Shkarkoni falas në iPhone kur të dëshironi blerje të mëparshme nga App
Store dhe iBookstore.

Â

Photo Stream—Fotot që bëni në një pajisje shfaqen automatikisht në të gjitha pajisjet tuaja të
tjera. Shikoni “Photo Stream” në faqen 99.

Â

Documents in the Cloud—Për aplikacionet e aktivizuara në iCloud, ruani të përditësuara
dokumente dhe të dhëna aplikacionesh në të gjitha pajisjet tuaja.

Â

Mail, Contacts, Calendars—Mbani të përditësuara kontaktet e emailit, kalendarët, shënimet dhe
kujtuesit në të gjitha pajisjet tuaja.

Â

Backup—Rezervoni iPhone në iCloud automatikisht kur lidheni me rrymën dhe me Wi-Fi.
Shikoni “Rezervimi i iPhone” në faqen 183.

Â

Find My iPhone—Gjeni telefonin tuaj iPhone në hartë, shfaqni një mesazh, luani një tingull,
bllokoni ekranin ose fshini të dhënat në distancë. Shikoni “Find My iPhone” në faqen 38.

Â

Find My Friends—Ndani vendndodhjen tuaj me personat që janë të rëndësishëm për ju.
Shkarkoni aplikacionin falas nga App Store.

Â

iTunes Match—Nëpërmjet një pajtimi në iTunes Match, e gjithë muzika juaj, duke përfshirë
muzikën që keni importuar nga CD-të ose keni blerë diku tjetër përveç iTunes, shfaqet në të
gjitha pajisjet tuaja dhe mund të shkarkohet dhe luhet sipas kërkesës. Shikoni “iTunes Match” në
faqen 83.

Me iCloud, ju merrni një llogari emaili falas dhe 5 GB hapësirë ruajtjeje për postën tuaj,
dokumentet dhe rezervimet. Muzika, aplikacionet, shfaqjet televizive dhe librat e blerë nuk
llogariten në hapësirën tuaj të lirë.

Nëse keni një pajtim në MobileMe, mund ta zhvendosni atë drejt iCloud nga një kompjuter Mac
ose PC në www.me.com/move deri më 30 qershor 2012.