Lidhja me internetin
iPhone lidhet me internetin kur është e nevojshme, duke përdorur një lidhje Wi-Fi (nëse ka) ose
rrjetin e operatorit tuaj celular. Për informacion mbi lidhjen me një rrjet Wi-Fi, shihni “Wi-Fi” në
faqen 168.
Shënim: Nëse nuk ka një lidhje Wi-Fi me internetin, disa veçori dhe shërbime të iPhone mund të
transferojnë të dhëna përmes rrjetit të operatorit tuaj celular, gjë që mund të rezultojë në tarifa
shtesë. Kontaktoni me operatorin tuaj celular për informacion mbi çmimet e planeve tuaja tarifore
celulare për të dhënat. Për të menaxhuar përdorimin e të dhënave celulare, shihni “Network” në
faqen 173.